• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berishës i vijnë sinjale të këqija! Prokuroria në presion nga amerikanët për arrestimin e tij: Dyshi i ambasadës vizitë blic në selinë e PD

04/12/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Berishës i vijnë sinjale të këqija! Prokuroria në presion nga amerikanët për arrestimin e tij: Dyshi i ambasadës vizitë blic në selinë e PD
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i trembet një arrestimi të mundshëm nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Teksa 11 dhjetori kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga ish-kryeministri po afron, në korridoret e politikës po flitet për një proces gjyqësor kundër Berishës. Për rrjedhojë, ekzistencën e një lajm të tillë nuk po e fsheh as vetë ish-lideri demokrat, i cili ditët e fundit nuk po e fsheh frikën që e ka kapluar për një hetim të mundshëm ndaj tij.

Dje zoti Berisha ka dhënë një intervistë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”, teksa ka pohuar se amerikanët po ushtrojnë presion mbi Prokurorinë Speciale, në mënyrë që kjo e fundit të nisë hetimet ndaj tij. Sipas tij, pas këtij skenari qëndron ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

I pyetur nëse ka urdhër arresti ndaj tij ai tha: “Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partisë që të më përjashtonte nga grupi parlamentar në shkelje të plotë të kushtetutës së partisë. Ka pasur një reagim dhe kjo më nxiti që të kem një projekt për t’u rikthyer fuqishëm”, deklaroi ai.

Mesazhet e amerikanëve

Por kjo deklaratë e ish-kryeministrit Sali Berisha se ambasadorja Kim po ushtron presion ndaj SPAK që të nisë hetimet ndaj tij, tregon qartë se ish-kryeministri është alarmuar tej mase.

Kjo pasi teksa Berisha vijon marshimin qytet më qytet duke takuar demokratët, amerikanët janë vënë në lëvizje në prapaskenë, duke lëvizur gurët që Prokuroria Speciale të nisë hetimet ndaj Berishës.

Pra, fakti që ish-lideri demokrat po artikulon së fundmi faktin se ndaj tij s’ka hetime por po ushtrohet presion mbi institucionet e drejtësisë që ta hetojnë atë, tregon se Berisha i trembet një arrestimi të mundshëm.

Ndërkohë në intervistën për radion amerikane, ish-kryeministri hodhi akuza ndaj ambasadores Kim, që sipas tij, kërkon që të censurohet “Foltorja” e tij. “Pavarësisht kësaj, ambasadorja amerikane, për çudi, thirri një grup gazetarësh një ditë dhe u kërkoi që të censuronin lëvizjen time në lajme.

Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë dhe i thanë së në qoftë se dëshironte të mbështeste kryetarin e PD-së L. Basha, atëherë le të shtonte kritikat ndaj qeverisë. Ajo tha se nuk mund të ndërhynte. U mërzita sepse ky është një gjest i shëmtuar, është një shkelje e kushtetutës së SHBA-së.

Ajo duket sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo nga vendim më i madh i lirisë në botë”, nënvizoi Berisha. Mirëpo teksa selia blu vijon të përballet përgjatë ditëve të fundit me 2 realitete të ndryshme, amerikanët vijojnë të shfaqin hapur mbështetjen e tyre për kreun e PD, Lulzim Basha.

Dje zv/ambasadori i SHBA në Tiranë, Demian Smith ka zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë demokratë në selinë e PD, sikundër është nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku. Mësohet se temë e diskutimit ka qenë situata e brendshme brenda kësaj partie, ndërkohë që takimi vjen para Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha./RIGELS SELIMAN

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In