• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha po përdor “besëprerin” e Sheshelit, për të pushtuar selinë e “besëprerit” të tij

19/12/2021
in Aktualitet
A A
Berisha po përdor “besëprerin” e Sheshelit, për të pushtuar selinë e “besëprerit” të tij
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të gjejë një mënyrë si të fillojë protestat ndaj Lulzim Bashës. Meqë ditën e shtunë ai paralajmëroi marrjen e selisë, por siç u pa, shkoi deri në oborr, e pastaj iku me “bisht në shalë”, tani po mendon për një sulm më të motivuar me ngjyra patriotike.

Për këtë i ka ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiq. Presidenti I Serbisë, i cili vjen të hënën në Tiranë në kuadrin e takimeve rajonale, së bashku me liderë të tjerë të rajonit dhe organizata të BE, është një kamardare shpëtimi për Sali Berishën. Nëse e vini re, Berisha më shumë po bën kujdes tu thotë mbështetësve të vet se duhet të mblidhemi në orën 16 tek selia e PD, se sa t’i sqarojë për temën e protestës, e cila nis me inceneratorët e përfundon me Vuçiqin.

Pra duket që e gjitha është një pretekst që Berisha të marrë një shumicë mbështetësish në oborrin e PD dhe të thyejë zyrat që të mos duket i vetmuar me 10 tropojanë në kërkim pas vetes, pa llogaritur dhëndërrin, siç ishte të shtunën.

E gjithë “protesta” në fakt nuk ka të bëjë me Vuçiqin por me Lulzim Bashën. E gjitha është një përpjekje për të marrë hak ndaj poshtërimit të së shtunës, kur ai nuk mundi të hynte në seli.

Për këtë i ka ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiq. Dhe simbolika është e fortë. Njësoj si Lulzim Basha, Aleksndër Vuçiq, është “besëpreri” i Vosjllav Sheshelit themeluesit të Partisë Radikale të Serbisë që mbështeti masakrat në Ballkan në vitet 90.

Në vitin 2008, Vuçiq tradhëtoi babin e tij shpirtëror, praktikisht partinë fashiste të Serbisë, dhe ju bashkua një fraksioni të moderuar properëndimor, që filloi të distancohet nga shumë prej akteve politike të Sheshelit, përfshi dhe akte për të cilat kishte dhe përgjegjësi personale në qëndrimet publike, siç ka qenë masakra e Srebenicës.

Si një besëprerë i Sheshelit e më pas “servil” i Perëndimit, Vuçiq ja doli të merrte pushtetin në Serbi dhe më pas të fuqizohej duke u bërë president i saj.

Sali Berisha e ka gjetur tamam fabulën. Lulzim Basha është Aleksandër Vuçiqi i demokratëve. Ndaj beteja kundër tij duhet nisur pikërisht duke përdorur Aleksndër Vuçiq dhe vizitën e tij në Shqipëri.

Nëse Edi Rama do të jetë në humor, dhe t’ia shpjegojë nga dritarja e kryeministrisë Vuçiqit, se përse po protestojnë ata njerëzit kundër tij, me siguri do argëtohet shume. Ai e njeh mirë fabulën e prishjes me babain shpirtëror të partisë për shkak të Perndimit.

Por ai nuk njeh mirë Sheshelin tonë.

Shesheli i Serbisë, ai i vërteti, është një i çmendur që ishte gati të vdiste vërtet për Serbinë dhe të zhdukte “armiqtë” e saj. Shesheli ynë është një plak I rrjedhur që është gati të vdesë për shtëpinë e vet dhe të vrasë “armiqtë” e familjes së tij. Dhe nesër shpreson që duke përdorur “besëprerin” e Sheshelit, Aleksandër Vuçiq, t’i rrëmbej selinë “besëprerit” të tij Lulzim Basha. Në një farë mënyre, merr hak dhe per Sheshelin qe e mbylli jeten burgjeve, ndërsa “besëpreri” i tij gezon pushtetin.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In