• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha “non grata”, Artan Hoxha: Ju tregoj videon që i çova prokurorit për çështjet që liston SHBA

21/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Berisha “non grata”, Artan Hoxha: Ju tregoj videon që i çova prokurorit për çështjet që liston SHBA
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Log” në ABC, pa dhënë shumë detaje konkrete u shpreh se një nga çështjet e listuara nga DASH te vendimi për Sali Berishën që e shpalli “non grata” kishte dijeni, pasi i kishte dërguar prokurorit një video për hetimet.

“Po të jap një element që nuk e kam bërë publike. Më është dashur që për një çështje që ka 20 vite që nuk rihapet, për fat të mirë një prokuror e mori në dorë se të tjerët para tij dhanë dorëheqjen. Ai nuk kishte nga ia mbante.

Më pyeti se kishte parë në media, kishte parë dhe aq sa kishte parë në dosje, se kishte disa referime dhe shkrime që kisha bërë unë dhe më kërkoi një informacion dhe unë nuk besoja se ai prokuror do ta çonte përpara dhe i kam vendosur në dispozicion një video.

E kam bërë me paratë e mia, kam vajtur e kam dokumentuar dhe ia kam dhënë origjinalin atij me shpresën që ajo video vetëm të pranohej nga gjykata si provë dhe pse unë nuk besoja se kjo çështje mund të avanconte më tej. Unë mendoja që boll të pranohej dhe në fund do të kishte një vendim pushimi dhe kjo histori do të mbetej aty.

Ai prokurori e çoi atë vendimin dhe gjykata e pranoi dhe ajo cështja është atje në sirtar dhe është një nga këto cështjet e listuara nga Departamenti i Shtetit. Pra, të gjithë këta që bëjnë sikur nuk dinë gjë dhe kërkojnë prova, këta e dinë shumë mirë se cfarë provash kanë lënë.

Nuk po kaloj te krimet me vrasje, dil në bulevard dhe shiko ato pllakat janë nja 4 të vrarë. Sot nuk është ndëshkuar askush. Heshtja e Metës, që citohet dhe paralajmërohet aty dhe atij që bëri statusin për kalin e qyqes është pikërisht për këtë gjë. Shiko si vjen ora, ata atje i mbajnë shënim letrat”, tha ai.

Arta Hoxha tha se Yuri Kim, ndryshe nga Donald Lu, nuk e faktorizoi Sali Berishën dhe ky sipas tij, ishte hapi i parë për atë që do të ndodhte më pas.

“Amerika nuk ka mik askënd, të tjerët e kanë mik Amerikën, kjo është “A”-ja e tyre. Rama thjeshtë tani është kryeministër në dezhurn, ka qëlluar, kjo që ka ndodhur sot është paralajmëruar me kohë. E mbani mend seancën e 21 korrikut të 2016, ku do të votohej për reformën në drejtësi, mbani mend cfarë mesazhi u shkonte deputetëve?

U shkoi mesazhi që nëse nuk votoni duhet të paraqiteni në ambasadën amerikane me pasaportën në dorë. E publikoi zoti Mediu.

Madje ka votuar edhe Armando Prenga me pranga në duar, ishte në arrest shtëpie. Ja pra që “çeçua ka biçak”, thotë populli. E mbani mend Donald Lu pas takimeve me Bashën sa kishte problem shkonte takonte edhe Berishën e de-faktorizonte, por që kur erdhi Kim nuk e ka shkuar asnjëherë te Berisha. Shenjat po jepeshin” tha ai.

E mbani mend deklaratën e Adriatik Llallës, cfarë tha? Më thirrën dhe më thanë… ai që thoshte do të bëjmë arrestime në vjeshtë, i vetmi arrestim që bëri isha unë dhe më mbajti celularët. Më vjen mirë që kam luftuar këta njerëz.

Ai tha atëherë ma kërkoi “Doni” (ambasadori Donald Lu) që të arrestoja Metën. E thotë prokurori i përgjithshëm. Zotëri ti je prokuror i përgjithshëm ke tagrin ti kthesh përgjigje zyrtare, por ai e bëri pasi aty ishte zgjedhur nga Berisha dhe Meta dhe po luante lojën e tyre se këta janë ndëshkuar sot.

Pse po hesht Meta? Sepse te deklarata e DASH thuhet në 3 paragrafe Berisha dhe aleatët e tij. Këta akuzohen për korrupsion, por a është i pasur sot Berisha dhe familja Berisha dhe aleatët e tij?

Kjo është pyetja që u bëhet shqiptarëve. E dyta pse e shoh me mesazh mbrapa? Unë më shumë shikoj të trembur ata mbrapa se Berishën e kapi “rrufeja”. Këta e dinë se cfarë kanë bërë dhe cfarë i pret” tha Hoxha.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In