• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha në panik të thellë nga amerikanët! Kërcënon se do të nxjerrë të dhënat e operacioneve sekrete të SHBA në Shqipëri

26/06/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Berisha në panik të thellë nga amerikanët! Kërcënon se do të nxjerrë të dhënat e operacioneve sekrete të SHBA në Shqipëri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i DASH për ta shpallur të padëshiruar, por dhe veprimi i ambasadores së SHBA për të hequr nga fotot me Sekretarin Baker, duket se kanë trembur ish-kryeministrin Berisha.

Dje ai ka dalë me një letër publike në mediat amerikane dhe në rrjetin e tij social në Facebook, ku ka tentuar të hedhë poshtë pretendimet e Sekretarit Blinken. Në argumentet e tij, Berisha ka folur për karrierë, familjen, fëmijët dhe bashkëshorten, ndërsa nuk kanë munguar dhe kërcënimet.

Berisha ka përmendur disa prej bashkëpunimeve me SHBA dhe operacione sekrete që janë zhvilluar në bashkëpunim me vendin tonë. Qëndrimi tij duket si një lloj kërcënimi se ai do të nxjerr të dhënat e këtyre operacioneve.

“Për shkak të bindjes së fortë personale, por edhe për mirënjohjen e pakufishme për atë që SHBA ka bërë për vendin tim dhe popullin shqiptar, kur kam qenë në detyrë, kurrë nuk ngurrova të përkrahja dhe merrja çdo vendim në lidhje me rolin e SHBA si lider global për siguri e paqe, duke filluar me vendosjen e dronëve të parë më 1993, për të vazhduar me operacionet e suksesshme kundër rrjeteve terroriste, duke pranuar e mbrojtur më tepër të burgosur Ujgurë se çdo vend tjetër, dhe me pranimin e 220 anëtarëve të parë të opozitës iraniane MEK në Shqipëri, si dhe me shumë operacione të tjera delikate e super delikate”, tha ai.

Berisha: Nuk ka prova ndaj meje

Berisha këmbëngul se nuk ka prova kundër tij. Po ashtu nuk i ndahet qëndrimit se e gjithë kjo ishte lojë e Soros. “Në lidhje me vendimin e 19 majit 2021 të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për shpalljen persona non grata të Sali Berishës, gruas sime Liri Berisha, vajzës sime Argita dhe djalit tim Shkëlzen, për korrupsion domethënës:

Unë deklaroj me përgjegjësinë më të plotë se ky vendim i papritur kundër meje dhe familjes sime-pas tetë vjetësh pa asnjë funksion publik dhe pas dorëheqjes nga çdo pozicion drejtues politik-është absolutisht i pabazë dhe i mbështetur vetëm mbi keqinformimin e ofruar nga lobimi shpifës e hakmarrës i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe protektorit e mikut të tij të ngushtë, miliarderit George Soros”, ka thënë ai.

Pasuria dhe fëmijët

Më tej ai është ndalur dhe te pasuria, duke bërë të ditur se ka vetëm një apartament në pronësi. Nga ana tjetër ka justifikuar pasurinë e fëmijëve. “Do të doja të vija në dukje se pasuria ime dhe e gruas sime janë: (i) një apartament 124 metra katror, i cili është vetëm 34 metra katror më i madh se ai që kemi pasur gjatë regjimit komunist, dhe (ii) kursime rreth 100 mijë euro, të fituara nga 53 vjet punë së bashku si mjekë dhe nga shërbimi im në qeverinë shqiptare.

Për sa u përket fëmijëve të mi, ata gjithmonë kanë respektuar ligjet. Burimet e të ardhurave të tyre janë lehtësisht të verifikueshme pasi janë deklaruar në Agjencinë e Deklarimit të Pasurive të Zyrtarëve të Lartë, si dhe nga agjencitë e taksave e të ardhurave, para dhe gjatë tetë viteve të administratës së Kryeministrit Edi Rama”, ka shtuar Berisha.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In