• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha la në mes planin për pushtimin e selisë së PD nga frika e arrestimit, është tmerruar nga operacionet e fundit të SPAK

16/12/2021
in Aktualitet
A A
Përgatiten skenare destabilizuese kundër SHBA: Pas “vrasjes” së Saliut nga Basha, Berisha sulmon selinë e PD-së, siç sulmoi institucionet në 1998 pas vrasjes së Hajdarit!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka zbardhur dje prapaskenat se përse ish-kryeministri Sali Berisha dështoi të merrte me dhunë selinë e Partisë Demokratike, ndërsa ka paralajmëruar një fund të hidhur për ish-liderin demokrat.

Ish-kryeministri Berisha dhe ithtarët e tij iu turrën selisë blu këtë të hënë dhe dështuan ta uzurponin, ndërsa ngritën edhe alibi se kryedemokrati Lulzim Basha po e mbronte godinë e PD me njerëz të armatosur. Por duket se lepuri fle diku tjetër dhe ka qenë pikërisht avokati Ngjela që ka dhënë detaje se përse Berishës iu hodh në erë plani.

Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, zoti Ngjela theksoi se Berisha la në mes planin për pushtimin e selisë së PD nga frika e arrestimit. “Nuk e di nëse atje ka pasur njerëz të armatosur, telefonat në xhep i kanë. Pse s’ka ndodhur kjo. Ai ka ikur nga frika se mund të krijohej ose një arrest ndaj tij, ose një goditje. Atje ka pasur mbrojtje, jam i bindur.

Selia ka pasur mbrojtje nga brenda. Këta shkuan që të nxirrni me forcë Bashën. Ai është ligjor, këta janë antiligjor (Berisha), partia është person juridik. Ai i ka me vulë, me të gjitha (Basha), këta nuk kanë ende kryetar. Komisioni i Rithemelimit s’ka vlerë juridike. Komisioni i tij krijon një parti të re, jo që rrëzon një parti të vjetër. Basha shpalli për datën 18 një Kuvend Kombëtar. Saliu thotë: Unë kam shumicën! Kuvendi i tij nuk e njeh. Ishin njerëz të thjeshtë në 11 dhjetor. Emrat nuk na dolën, veç numra. Emrat janë anëtarët e Kuvendit Kombëtar, që kuptohet se janë të falsifikuar”, deklaroi ai.

Berisha është tmerruar nga aksionet e SPAK

Por teksa komentoi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, avokat Spartak Ngjela shprehet se Sali Berisha është i trembur nga aksionet e fundit të SPAK, ndërsa theksoi se ish-kryeministri ndodhet në një tension mendor dhe ka frikë.

Sipas Ngjelës, procesi sapo ka nisur, duke shtuar se ka shumë të korruptuar në të dyja anët e politikës. “Filluan arrestimet e ministrave për korrupsion. U arrestua ish-ministri Koka. Është trembur shumë Saliu. E quan “kokë turku” Lefter Kokën, në një kohë që, denoncimin për çështjen për të cilën është akuzuar Lefter Koka, e ka bërë PD para shtatë muajsh. Domethënë me një denoncim të ushtruar nga Sali Berisha.

Kuptohet, Saliu është në tension mendor. Ka frikë. Por, procesi do të vijojë. Janë shumë të korruptuar në qarqet e larta të politikës, në të dy krahët e saj. Goditja e tyre është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prisni dhe shikoni, procesi filloi”, u shpreh ai.

Avokati: Sulmet e Berishës ndaj Kim, absurde

Më tej gjatë prononcimit të tij, avokat Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë gabime fatale sa i qëndron deklaratave të tij kundër ambasadores së SHBA-ve,Yuri Kim. Teksa komentoi pyetjen se cili do të jetë fati i Berishës, Ngjela theksoi se në fund këtë betejë do ta fitojë Basha. Sipas Ngjelës, deri më tani Berisha ka bërë një betejë antiligjore. “Ai bën luftë me Amerikën, po s’ka kurajo që të thotë jam kundër SHBA-ve. Kjo është ambasadorja e dytë që godet Saliun. E para ishte Mariza Lino, ajo e hodhi në Lanë.

Të tjerët kanë folur në mënyrë diplomatike. Lino i hyri në zyrë kur ky foli kundër Amerikës në Parlament. I hyri pa trokitur. Kjo e dyta nuk është revolucionare, është më finoke. Pasi Saliu është më i fortë, se atëherë i ishte ngritur populli kundër. Deri tani fiton Basha”, nënvizoi Ngjela.

Share208Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In