• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha konfirmon që nuk ka shans të bëjë padi ndaj Blinken, thjesht Saliu po luan blofin me SHBA! Kallëzimi mburojë për të gënjyer shqiptarët

30/07/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Berisha konfirmon që nuk ka shans të  bëjë padi ndaj Blinken, thjesht Saliu po luan blofin me SHBA! Kallëzimi mburojë për të gënjyer shqiptarët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se padia e tij ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit në Francë nuk është ende gati.

Edhe pse 1 ditë pasi DASH e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata”, ish-kryeministri Berisha akuzoi zotin Blinken për shpifje dhe se me këtë të fundit do të takoheshin në gjykatë, duket se padia ndaj zotit Blinken ka mbetur pezull. Ka qenë vetë zoti Berisha, i cili e ka konfirmuar një gjë të tillë, teksa ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV “Dukagjini” dy ditë më parë.

“Unë po bëj një betejë të ndershme për transparencë sa i takon vendimit të DASH kundër meje. Ju jeni gazetarë, bëheni një letër DASH dhe kërkon informacion për vendimin për të më shpallur mua “non grata”. Po më sollët një provë të vetme unë marr çdo vendim dhe ndëshkim që meritoj. Unë çështjen e kam çuar në Gjykatën në Francë në Paris.

Avokati që sot është më i miri në botë, ka besim se për shpifjen nuk ekziston imunitet dhe se shpifja dënohet aty ku del, kështu që po merret ai me padinë”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Klosi: Berisha, nuk iu hedh do hi syve shqiptarëve

Por kur kanë mbi 2 muaj nga 20 maji i këtij viti, pra dita kur Sali Berisha doli në konferencë të jashtëzakonshme shtypi dhe paralajmëroi ngritjen e një padie kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, një gjë e tillë është ende larg.

Gazeta foli me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i cili u shpreh se Berisha po tenton që ta përdorë kallëzimin ndaj sekretarit Blinken si mburojë dhe u justifikua para qytetarëve që është i pafajshëm lidhur me akuzat ndaj tij si i përfshirë në korrupsion.

Megjithatë, në këtë pikë, zoti Klosi theksoi se ish-kryeministri Berisha nuk ka shanse që t’iu hedhë hi syve qytetarëve shqiptarë, ndërsa shtoi se është i bindur që ish-lideri demokrat nuk ka për ta fituar betejën me amerikanët. Sipas tij, Berisha po luan lojën e tij dhe kërkon që të shfajësohet me këtë vendim për të paditur numrin 1 të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Vendimi i Sali Berishës për të paditur për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit është një blof. Berisha s’ka shanse të fitojë mbi amerikanët. Por fakti që ai paditi zotin Antony Blinken është më shumë lëvizje strategjike që Saliu do e përdorë për të mbrojtur veten dhe do t’u hedhë hi syve qytetarëve që ja unë e kam paditur DASH-in dhe po i sfidoj amerikanët se jam i pafajshëm dhe s’kam lidhje me aferat korruptive.

Kështu që duke qenë se Berisha e di që gjyqet jashtë vendit zgjasin dhe ai gjatë kësaj kohe do ta zvarrisë punën dhe do ta përdorë këtë padi si mburojë për të mbrojtur veten, edhe pse në thelb e di që është i humbur me amerikanët. Kaq e thjeshtë është kjo punë, ua kam thënë edhe më parë”, deklaroi ditën e djeshme ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

Share208Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In