• Kontakt
Monday, September 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Berisha i ka dyert e mbyllura, jam kurioz të shoh se si do ta shesë Basha”

15/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Ishte garanci për …”, Frrok Çupi zbulon skenarin e fshehtë të Sali Berishës dhe tregon çfarë qëndron pas marrëveshjes për detin në vitin 2009

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e “ABC” bëri një analizë të situatës politike në vend, duke u ndalur nga Kongresi i Partisë Socialiste, largimi i Gramoz Ruçit, gjithashtu edhe për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike dhe deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Nazarko tha se Shqipërisë i duhen rrugë të reja zhvillimi që e ofrojnë atë me Europën dhe se lufta tani qëndron në sektorin e ekonomisë, pasi pavarësisht fitoreve të partive politike, vendi po boshatiset.

Ndërsa u ndal te rizgjedhja e Lulzim Bashës për kryetar të PD-së, ai theksoi se tre kandidatët që ishin kundër tij bënë një gabim të karakterit strategjik.

Vendosja e përgjegjësisë për humbjet e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit tek Basha, Nazarko tha se ishte e papranueshme për elektoratin.

I pyetur nëse Basha mund të mund të bëhet djali planprishës apo nëse mund të shkojë në bashkëqeverisje me Ramën, ai u shpreh se Basha është treguar dinak.

Nazarko tha më tej se është duke pritur të shohë mënyrën se Basha do të shesë Berishën.

Sa i përket rikthimit të Berishës në krye të PD-së, për analistin është e pamundur sepse sipas tij edhe vetë Berisha është e ka kuptuar që i ka kaluar koha.

Zhvillimi brenda PD-së dhe rizgjedhja e Bashës?

Ne jemi shoqëri gjysmë feudale ku kryetari i partisë ashtu si kryetari i fisit i ka të gjitha. Të tre anëtarët kanë bërë gabim të karakterit strategjik. Duke thënë që Basha na çoi në humbje është akuzë indirekte edhe për elektoratin e PD për shkak se nuk e përtyp këtë. Por Basha ka një borxh me kamatë të lartë dhe në shtator është i detyruar të mbajë një qëndrim preciz.

Mund të shkojë Basha në bashkëqeverisje me Ramën? Mund të bëhet djali planprishës?

Berisha e ka bërë kryetar partie. Në thelb këtyre iu duhet PD-ja. Por unë i kam frikë dembelat tipik sepse operojnë brenda një filiali që quhet dinakëri. Basha që ka një formim të mirë siç referon ai, dinakërinë e ka të madhe. Natyrisht që mund ta bëjë rolin plangprishës…Unë jam kurioz të shoh se si do ta shesë Basha Berishën…Në fund të fundit Berisha është personazh historik dhe unë do të shoh gjithë kurozitet se si do të ndodhë.

Si e sheh deklaratën e Berishës dhe takimin prej dy orësh në zyrën e Bashës, pas votimit për kryetar të PD-së?

Unë kam thënë, ditën që do humbë Berisha unë do të qaj, por jo për Berishën për racën time prej fshatari. Berisha është një njeri i lexuar, ai e di që nuk mund të kthehet kurrë në PD. Janë dyert të mbyllura, vetë Berisha e di që koha e tij është e tejkaluar. Ndërsa Basha që gjendet në këtë pozicion e ka problemin më të madh, sepse shumë palë janë duke bërë sehir.

Në shtator surprizat mund të jenë me historitë e SPAK. Pritet të nxjerrë peshq të mëdhenj. Pas goditjes së Berishës, shkarkimit të Metës kemi goditje të rëndë të opozitën dhe imagjino nëse nuk fitonte as Basha. Unë nuk çuditem nëse përplasen në qeli ministra të shëndetshëm të PS-së. Perëndimi nuk merret me stabilitetin e vendit. Në Shqipëri interesohet për ekuilibrin dinamik të vendit, sepse çdo zjarr që bie në Shqipëri merr në qafë të gjithë Ballkanin.

Biseda në studio, u fokusua edhe tek njoftimi i Gramoz Ruçit për tu larguar nga Partia Socialiste, vendim për të cilin Nazarko tha se iku duke dhënë shembull nga kjo parti.

“E kam parë vetëm si talent individual…Ruçi është një nga individët më të talentuar që ka pasur PS sepse ka ushtruar pushtetin e tij, duke u ndjerë dhe jo duke u dukur. Ruçi ka eksperiencën e një fshatari gjenial dhe e di shumë mirë se ishte burokracia e pushtetit. Ai i ka bërë një gjë të madhe PS, pasi e ka ditur gjithnjë kush ishte i pari dhe ka qëndruar luajal, pa bërë prapaskena. Ruçi është individ i talentuar.Ai iku i nginjur nga kjo karrierë politike duke dhënë edhe shembull”, u shpreh Nazarko.

Së fundmi analisti u ndal tek takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Nazarko e sheh Kurtin si një personazh të tejkaluar në kohë dhe në hapësirën shqiptare, por duke theksuar se problemet e mëdha në fushën e diplomacisë ai nuk mund t’i kalojë me propagandë.

“Perëndimi ka vënë disa piketa se deri ku mund të shkojë kjo marrëdhënie. Albini është një personazh i tejkaluar në kohë dhe hapësirën shqiptare, është intelektual i klasit të parë , por problemet e mëdha në fushën e diplomacisë nuk kalohen me propagandë. Në momentin që Albini bërtet poshtë e lart është duke humbur”, përfundoi Nazarko.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In