• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha-Bashës: Je njeri i fikur, nuk mund të ndezësh shpresë as tek vetja jote

05/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Berisha-Bashës: Je njeri i fikur, nuk mund të ndezësh shpresë as tek vetja jote
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj kryetarit Lulzim Basha në takimin e radhës me demokratët në Lushnje. Ai u shpreh se Basha nuk ndez shpresë as tek vetja e tij “si një njeri i fikur që është”.

Po ashtu, Berisha shtoi se Basha tradhtoi mbështetësit e PD dhe e ka kthyer selinë blu në ministri të narkoshtetit.

“Më duhet të të të them se si një njeri i fikur që je ti nuk mund të ndezësh shpresë as tek vetja jote dhe kjo është e vërteta. Ish-kryetari apo kryetari pa parti eci 8 vite nga disfata në disfatë. Pas 8 vitesh, ne si demokratë dolëm sipas numërimit që u bëri Edi Rama dhe grabitjes së votave, me 74 mijë vota më pak se viti 2013.

Këtë vit ndërkohë që keni derdhur lumenj djerse, keni punuar me vetëmohim, por problemi është se në fakt, kryetari pa parti e shndërroi këtë parti në shoqatë, për të, jo për ju. Deklaroi me 26 Prill, masakër elektorale. Ajo ishte e vërtetë miqtë e mi. Nuk e mohoj, nuk them se i kemi fituar zgjedhje, por një gjë është e sigurt, Edi Rama nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet.

Nuk mund të quhet fitore me sistemin e patronazhistëve, sistemin më të papranueshëm i vendosur me sistemin skllavo-pronar dhe i aplikuar nga diktatura e Enver Hoxhës. Nuk mund të quhet fitore, ajo në të cilën t’i përdor të gjithë shtetin për të rrëmbyer votën. Përdor të gjithë buxhetin për të blerë votën. Vetëm në rrethet e goditura nga tërmeti në Prill, Durrës, Kavajë, Shijak dhe Krujë janë dobësuar nga thesari i shteti 91 milionë Euro.

Bandat ishin po kaq të pamëshirshme. do të kontaktoni dhe të pyesni numëruesit tanë në Pallatin e Sportit në Elbasan. Gra heroike, dhe djem heroikë të braktisur. Çfarë bënin kriminelët aty? Një gangster i binte pallatit kryq e tërthor dhe terrorizonin vajzat e reja që numëronin.

Mos guxo të thuash PD do nxjerrësh vetëm votën PS. Ajo ishte krejt e pambrojtur. Nuk kishte kush t’i dalë zot sepse ky ishte organizimi. Ky ishte numërimi i votave në Elbasan. A mund ta pranojmë një gjë të tillë? Ky është një poshtërim që na ka bërë Edi Rama dhe do të përgjigjet deri më një. Koha na thërret.

Të bashkohemi, të ngrihemi në këmbë. Kryetari pa parti jo vetëm që nuk mbrojti votën, jo vetëm që nuk denoncoi, nuk thirri partinë ta nxirrte në shesh në mbarë Shqipërinë për këtë terror, por vrapoi si tinëzar pas karriges së tij se pati frikë se po i marrin karrigen. Ju tradhtoi ju, votën dhe mundin tuaj.

Tradhtoi PD-në! Sot në vend të luftës për masakrën elektorale, ka marrëveshjen për të shndërruar PD në ministri të narkoshtetit. A vjen ai tek ju? Nuk vjen dot ai, ka frikë nga ju. Një njeri që ka frikë nga j si do e përmbysë Edi Ramën? Ai është peng i Edi Ramës, dhe vetëm peng i tij”, tha Berisha.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In