• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BE lë në baltë opozitën, raportuesja për Shqipërinë: Nuk ndërhyjmë për zgjedhje të parakohshme, fokus duhet të jetë reforma zgjedhore

22/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
BE lë në baltë opozitën, raportuesja për Shqipërinë: Nuk ndërhyjmë për zgjedhje të parakohshme, fokus duhet të jetë reforma zgjedhore
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Thirrjet për planet e opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, duket se nuk u mbështetën dhe aq nga ndërkombëtarët. Pasi i dogjën mandatet, përfaqësuesit e opozitës u lanë në baltë nga SHBA- BE, ndërsa edhe tani po ndodh e njëjta gjë.

Edhe pse PD-LSI kërkojnë zgjedhje të parakohshme, dje kanë marrë një goditje nga reporterja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos. Gjatë vizitës së saj në Tiranë ajo mbajti një konferencë shtypi me ambasadorin Soreca, ku u pyet dhe për zgjedhjet e parakohshme. “Është një vendim që u takon aktorëve politikë. Këshilla ime e vetme është që të filloni me reformën zgjedhore. Ky vend duhet të bëjë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të ODIHR. Sa i takon zgjedhjeve është vendim që duhet ta marrin aktorët politikë. Nuk më takon mua të ndërhyj në vendime të kësaj natyre”, tha ajo.

Dialogu
Reporterja për Shqipërinë deklaroi hapur se hapja e negociatave është një rrugë shumë e rëndësishme për vendin, dhe se përgjigja negative këtë herë nuk do të ketë fajtor Bashkimin Europian, por politikën, duke i bërë thirrje partive në vend që të bëjnë dialog dhe të përmbushin një tjetër kusht të Bundestagut gjerman. “Nuk është momenti për t’u ndarë. Jemi para një hapi të rëndësishëm për vendin. Ndaj i bëj thirrje aktorëve politikë, të gjithëve atyre ia kam shpjeguar këtë moment. Askush nuk mund të thotë se përgjegjësia është e BE. Është përgjegjësi e BE, por dhe e aktorëve politikë në këtë vend. Thirrja ime është vetëm një; të përballeni me këtë objektiv për të përmbushur kriteret për të plotësuar reformat, forcat politike duhet të futen në dialog dhe të vijojnë përpara me reformat, për atë që është në interesat e popullit shqiptar. I bëj thirrje partive politike për dialog. Duhet të vijoni me reformën zgjedhore. Ky vend duhet të bëjë reformën zgjedhore, në bazë të rekomandimeve të OSBE/OHDIR”, tha ajo.

Thirrje për vijimin e reformave
Nuk munguan thirrjet për vijimin e reformave, duke theksuar se përmbushja e tyre është një hap pranë Bashkimit Europian. Në konferencën e përbashkët me ambasadorin Soreca, raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos përpos thirrjes për të vijuar reformat, deklaroi dhe theksoi se përmbushja e këtij kushti të vendosur nga Bundestagu gjerman nuk është vetëm një avantazh për Bashkimin Europian, por edhe për Shqipërinë. “Është nder që jam raportuese për Shqipërinë në BE dhe dua ta përmbush me përgjegjësi të mëdha. Ky është një udhëtim i gjatë, që shpresojmë ta realizojmë së bashku dhe t’ia dalim mbanë së bashku. Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE, por edhe për Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit.

Do të vij këtu disa herë gjatë viteve në vijim dhe do të flas me të gjithë aktorët. Do të ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt për këtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE, por edhe për qytetarët tuaj”, tha Santos. Reporterja për Shqipërinë teksa evidentoi edhe njëherë “hapat” që shteti shqiptar duhet të ndjekë për të marrë “PO-në” në pranverë për hapjen e negociatave, i bëri thirrje Shqipërisë që të mos e humbasë asnjëherë besimin tek Bashkimi Europian. “Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në reformën në drejtësi, por edhe në reformën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë dhe reformën kundër drogës, si dhe reformën zgjedhore. Vendimi i fundit për të shtyrë votimin është një tjetër hap i mirë për Shqipërinë”, tha raportuesja e Shqipërisë në PE./Sot/ ORNELA ÇELPICA

Share248Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In