• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha u tall me thinjat e gjeneralit në pension që e largoi nga Likja për një vend në listën e Vlorës

10/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Basha u tall me thinjat e gjeneralit në pension që e largoi nga Likja për një vend në listën e Vlorës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Rebelimi” i kreut të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj nuk është i vetmi.

I prerë në besë ndjehet dhe Gjenerali në pension, njëherësh ish këshilltar i dy presidentëve të fundit, Bujar Nishani dhe Ilir Meta si dhe për Sigurinë në PD, Piro Ahmetaj.

Ndonëse i kishte premtuar dhe prezantuar një muaj më parë si kandidat për deputet në qarkun e Vlorës, duke e paraqitur si një risi dhe prurje të re, emri i Piro Ahmetajt nuk figuron në listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë të dërguar nga Basha në KQZ.

Zemërimin e tij, gjeneral Ahmetaj e shpreh përmes një postimi sot në rrjetin social, kur e quan veten të çliruar nga balta e palopolitikës dhe sekserëve të pushteteve.

“Të dashur miq,

? nga ❤ për mijra urimet për ditēlindjen ? ?

Jeta bëhet edhe më e bukur kur je, fitimtar me covid, i çliruar nga balta e palo-politikës & sekserët e pushteteve, i realizuar, në paqe, krenar & i bekuar me familjen? ❤ ? ? ? ?”, shkruan Ahmetaj ne rrjetin social!

Por çfarë ka ndodhur në listën e PD për qarkun e Vlorës!

Basha kishte premtuar, duke marrë dhe mendimin e PD-së e Vlorës se cilët do ishin kandidatët për deputetë.

Por lista e hartuar nga Lulzim Basha nuk ishte ajo që ishte rënë dakord dhe me të cilën shpresohej të realizohej objektivi elektoral.

Kjo pabesi e Bashës ka shkaktuar debate të forta në kryesinë e PD-së në Vlorë. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Bujar Leskaj, i pari në listë, ka deklaruar se do të dorëhiqet dhe nuk do të marrin pjesë në fushatë në rast se Lulzim Basha nuk i ndryshon listat.Gjë që është mohuar nga PD qëndrore.

Në fillim të shkurtit, Lulzim Basha thirri gjeneralin Piro Ahmetaj, të cilit i kërkoi të kandidonte për deputet në emër të Partisë Demokratike në Vlorë.

Gjenerali e pranoi propozimin dhe në 10 shkurt 2020, reagoi në adresen e tij në Facebook, duke nenvizuar: “Mirënjohje për mijëra mesazhet inkurajuese si dhe mbështetjen impresionuese.

Atdheu, detyra, nderi, familja dhe Zoti mbeten kushtetuta ime edhe në angazhimet politike si dhe mbrojtjen e interesave kombëtare! Më i përkushtuar, i përulur dhe përgjegjshëm”. Pra kishte pranuar propozimin e Bashes.

Madje kishte ngritur dhe zyrat elektorale në funksion të fushatës, kishte ngritur shtabin elektoral të tij dhe kishte filluar punën në terren në takimet kokë më kokë me njerëzit.

Pas publikimit të listave zyrtare të PD dhe ku Ahmetaj nuk figuronte si kandidat, çdo gjë është shkrehur. Ka mbetur vetëm zemërimi i gjeneralit në pension!(TemA)

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave rrëfen pengun e Gjergj Menës pas ndarjes së tij nga jeta

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave rrëfen pengun e Gjergj Menës pas ndarjes së tij nga jeta

05/11/2026
Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin! Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin! Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

05/11/2026
U nda nga jeta në moshë të re aktori Gjergj Mena: Prek me fjalët e dhimbjes bashkëshortja! Gjergji im…

U nda nga jeta në moshë të re aktori Gjergj Mena: Prek me fjalët e dhimbjes bashkëshortja! Gjergji im…

02/11/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In