• Kontakt
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha “selfie” me 2 gishtat lart në shtëpinë e Metës! A nuk duhet të jet neutral një President?! Këtu paturpsisht shfaqet si aleat i PD në fushatë

18/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Basha “selfie” me 2 gishtat lart në shtëpinë e Metës! A nuk duhet të jet neutral një President?! Këtu paturpsisht shfaqet si aleat i PD në fushatë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vera politike do të jetë e nxehtë, pavarësisht se u mendua se pas paktit të 5 Qershorit do të kishte një armëpushim për t’u rikthyer në vjeshtë me përgatitjet intensive për zgjedhjet parlamentare të 2021. Hapja e lojës me rimbledhjen e Këshillit Politik vendosi në lëvizje edhe njëherë të gjithë spektrin politik.

Edi Rama ftoi Ilir Metën dhe Lulzim Bashën që t’i bashkohen tryezës ditën e hënë për të diskutuar për lisat dhe koalicionet që kundërshtojnë, por kryedemokrati e refuzoi duke i çuar Gazment Bardhin, ndërsa nuk dihet qëndrimi i Presidentit nëse do i përgjigjet ftesës.

Por cila është strategjia e opozitës? Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Presidentit me kryedemokratin Basha që shton akoma më shumë spekulimet për skenarin opozitar kundër kryeministrit Edi Rama. Fotoja është bërë një mëngjes herët në një shtëpi private, por nuk dihet nëse është në vilën e Presidentit në Gjirin e Lalzit, apo të liderit të PD-së, në ‘Long Hill’.

Në foto të dy shfaqen të buzëqeshur, Meta shkrep selfien dhe Basha me dy gishtat lart me kafen përpara. Por a nuk duhet të ishte neutral një President? Pasi këtu shfaqet si alet i PD në fushatë.

Referuar situatës politike me zhvillimet e vrullshme, sipas të gjitha gjasave selfia e Presidentit me kryetarin e PD-së mund të jetë bërë 24 orë më parë, pasi Ilir Meta u shpreh dje se “Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur që listat dhe koalicionet të diskutoheshin në Këshillin Politik”.

Nëse takimi është bërë ditën e djeshme, është i dyti brenda pak ditëve, pasi këtë javë të mërkurën e priti edhe në Presidencë duke trazuar akoma më shumë ujërat e asaj që po përgatisin Ilir Meta dhe Lulzim Basha, që Edi Rama i cilëson si opozita presidenciale dhe ajo jo parlamentare. /Shqiptarja.com

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In