• Kontakt
Monday, September 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha rrëfehet për “zullumet” e Berishës dhe zbulon pazarin që detyroi Metën të shtynte zgjedhjet e 30 qershorit

01/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Basha rrëfehet për “zullumet” e Berishës dhe zbulon pazarin që detyroi Metën të shtynte zgjedhjet e 30 qershorit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëzuar dje pretendimet e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019.

Pak ditë më parë gjatë një konference për shtyp, presidenti Meta bëri me dije se i kishte anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha, duke vendosur dhe një tjetër datë që nuk u zbatua më pas nga opozita, e cila braktisi dhe ato zgjedhje.

Por dje teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Radari Informativ “në televizionin “Abc”, zoti Basha i ka cilësuar si mashtrime deklaratat e Metës, i cili zbuloi se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet.

Shefi i selisë blu jo vetëm që e mohoi ekzistencën e këtij skenari, por duke përfituar nga situata, i bëri thirrje kreut të shtetit që të thotë të vërtetën se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve vendore asokohe. “Janë mashtrime dhe gënjeshtra.

Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”, deklaroi ai. Sipas deklaratës së Bashës, dyshimet janë se ka qenë një pazar Meta-Berisha për shtyrjen e zgjedhjeve dhe ish-kryeministri mund të ketë ai që ka kërkuar shtyrjen.

Meta shkatërroi fushatën e opozitës

Më tej gjatë fjalës së tij kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të presidentit Ilir Meta, të cilin e bëri përgjegjës për shkatërrimin e fushës zgjedhore të PD-së gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas zotit Basha, protagonizmi i shtuar i presidentit Meta dhe përfshirja me politikë i dha mandatin e tretë qeverisëse Partisë Socialiste. “S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci do i them troç.

Është e pamohueshme në Partinë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim që futja e presidentit Ilir Meta në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, mënyrën si u fut në fushatë, ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI-së dhe me kosto për PD-në”, u shpreh ai.

Basha kundër Berishës

Por përveç Metës, kryedemokrati Lulzim Basha i ka dhënë edhe një “shuplakë” ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa i ka mbyllur këtij të fundit derën e pazareve. Prerë dhe qartë zoti Basha ka refuzuar të kërkojë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi thotë se ky i fundit vendos interesin personal para atij të demokratëve. Madje, shefi i selisë blu theksoi se Berisha është sot deputet falë mëshirës së tij.

“Ta kërkoj unë? Për çfarë? PD nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi ato të demokratëve. Kjo është ajo që ka bërë Sali Berisha deri tani. Në momentin që ai e ndal këtë, nuk ka asnjë problem. Falë investimit tim, ai është akoma në PD dhe në Parlament”, tha ai.

Ndërkohë Basha ka përgënjeshtruar edhe deklaratat e Berishës se i ka kërkuar dorëheqjen në vitin 2017, duke u shprehur se ish-kryeministri ka një mentalitet të vjetër. Nga ana tjetër ai ka treguar se si krerët e degëve janë marrë peng nga krimi për të firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. “Denoncimet e mia ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015. Kam thënë që kurrë nuk mund ta besoj.

Suel Çelën e kam përmendur që nga 2015 deri te presionet para 25 prillit. Këta janë ushtarët e Edi Ramës. Janë autorë dhe ekzekutorë të masakrës zgjedhore. Kam thënë që është në nderin e Berishës të distancohet tani që faktet janë bërë publike. Që demokratët, që gjithë Elbasani e ka marrë vesh. Janë përfshirë në marrjen peng deri në krerët e grup seksioneve në kullën e tij te tregu”, u shpreh kreu i PD.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In