• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha nis furtunën në PD, përmbys Këshillin Kombëtar, Kryesinë, Sekretariatet dhe degët, ikin Nishani dhe mbështetësit e Berishës

19/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Basha nis furtunën në PD, përmbys Këshillin Kombëtar, Kryesinë, Sekretariatet dhe degët, ikin Nishani dhe mbështetësit e Berishës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me humbjen e thellë në 25 prill dhe rikonfirmimin e Lulzim Bashës për një mandat të tretë në krye të PD, demokratët do të përpiqen të kuptojnë se kush ishin shkaktarët që çuan në një rezultat të dobët në zgjedhjet parlamentare që sapo kaluan.

Partia Demokratike përmbylli në 13 qershor zgjedhjet për kryetarin e ri, por atë duket se e pret një tjetër proces.

Dje u mblodh Kryesia e PD, e cila ka vendosur të fusë partinë në zgjedhje dhe mësohet se Basha do të përmbysë të gjitha strukturat drejtuese. Më 17 korrik do mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe në Kryesi u vendos që Kuvendi të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar që më pas do të zgjedhë Kryesinë e re të PD dhe organet e reja drejtuese, si nënkryetarët, sekretarët apo Sekretari i Përgjithshëm, nisur edhe nga performanca e tyre në zgjedhjet e fundit.

Pra Basha pritet të largojë të gjithë kritikët në organet drejtuese, ku më i rrezikuari është Nishani si kryetar i këshillit dhe mbështetës të tjerë të ish-kryeministrit Berisha. Kështu, Kryesia e PD i ka hapur rrugë dje analizës në parti, ndërsa u ka çuar gjithë degëve dhe grup seksioneve të PD një udhëzim me anë të së cilit kërkon një skaner të situatës brenda partisë.

“Analiza e masakrës zgjedhore të 25 prillit do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel qarku; Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre”, thuhet në vendim.

Po ashtu, referuar udhëzimit analiza e humbjes do të zgjasë deri në 10 korrik, e cila është data finale, kur dhe ajo do të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë. “Raporti i plotë i analizës së masakrës zgjedhore të 25 prillit i paraqitet për shqyrtim Kryesisë së Partisë brenda datës 10 korrik 2021”, theksohet në vendim.

Brenda 30 shtatorit nis rinovimi i partisë

Por analiza e humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk është e vetmja punë që i pret demokratët, pasi këta të fundit do të duhet që të zgjedhin edhe krerët e rinj të degëve të Partisë Demokratike në nivel bashkie, seksioni dhe grupseksioni. Kryesia e PD në vendimin e miratuar dje me votat unanime, ka vendosur të fusë në zgjedhje Partinë Demokratike, proces ky që sipas udhëzimit, duhet të mbyllet brenda 30 shtatorit të këtij viti.

“Në përfundim të fazës së parë të analizës, Sekretariati Organizativ i Partisë kryen fazën e dytë të analizës gjatë periudhës 11 korrik – 31 gusht 2021, në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës.

Brenda datës 1 shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 shtator 2021”, thuhet në vendim./Rigels Seliman

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In