• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha lë servilët me gisht në gojë

05/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Basha lë servilët me gisht në gojë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha ka shpallur listën e drejtuesve në 12 qarqe, por edhe gati 12 emrat kryesues të Tiranës. Ajo që bie në sy është fakti se Basha ka ruajtur gati të plotë strukturën dhe emrat e kandidatëve në vitin 2017 por ka bërë disa korrigjime.

Ata që kanë ngelur me gisht në gojë janë thjesht dhe vetëm servilët më të paepur ndaj Lulit.

Arben Ristani, i cili shpresonte të ishte në 10 të parët e Tiranës apo drejtues qarku nuk figuron asgjëkundi.

Në Vlorë duket se nuk e pranon më askush. Ish-sekretari i përgjithshëm i Lulzim Bashës tashmë ka ngelur si peshku pa ujë.

Fatbardh Kadilli famozi i burimeve njerëzorë në mandatin e parë të Lulit në opozitë, tashmë shëtit i vetmuar dhe i pashpresë, as në selinë e PD nuk shkon më, megjithëse s’ka ku të shkojë.

Në qarkun Korçë, Pogradecin do e përfaqësojë Suzana Guxholli, Kadilli tani ngelet të jetë pjesë e listës humbëse diku në rast se do pranojë.

Gent Strazimiri, është hequr pa asnjë paralajmërim nga Lulzim Basha duke ngelur me gisht në gojë. Edhe Strazimiri mund të kthehet në një mbushës topi për listat e Lulit, në një zonë ku nuk do i duhet as dreqit.

Si gjithmonë Luli i gënjën se do i bëjë ministra e zëvendës ministra në rast se fiton, por kjo duket shumë vite larg, në atë kohë Genti do ketë dalë në pension.

Oriola Pampuri, ajo që u shit si yll në vitin 2017 nuk duket asgjëkundi në listën e Tiranës, ku ka drejtues me 3 apo 4 degë, ndërsa Pampuri nuk duket aspak në sfond.

Lista prej 12 emrash duket e plotësuar, Oriola të cilës Luli i dhuroi një bingo në 2017 tani do jetë ose emir i rradhës në listë ose s’do jetë fare. Listën fituese Luli e shpalli ajo mungon.

Dorjan Teliti është një tjetër emër që nuk është pjesë e listës fituese në Tiranë, me shpresë shumë se do ishte në 10 të parë duket se mund të përfundojë një numër rendor pa asnjë vlerë.

Shpresa e tij ishte Kavaja, ku është emëruar Grida Duma e cila ka kërkuar për shoqërues të parë Çim Hoxhën, ky i fundit premton se nuk do lejë asnjë hapësirë për Telitin. Ndërkohë që shpresa e kandidimit në Durrës ngelet e vrarë, kjo për faktin se aty Lulzim Basha ka çuar dhe premtuar më shumë emra sesa mban lista në total.

Enno Bozdo ka ende shpresë sepse po kalon Covid-19 dhe beson se Luli këtë herë do e vejë dorën në zemër për ta bërë deputet, megjithse deri tani i vetmi vend i sigurt për Ennon është roje tek dera e PD, por as aty nuk qëndron dot se do këtë problem me Ilir Arapin që nuk i ka qejf shumë këta me 2N.

Ivi Kaso është një emër tjetër për të cilin shpresa vdes e fundit, por sërish Luli nuk e ka pasur hiç në listë, ndoshta duhet që Bashës ti tregojë historitë me sigurimin e shtetit andej nga Përmeti, që pastaj Luli t’i konsultojë më vjehrrin dhe Ivit ti hapet rruga.

Ka edhe shumë emra të tjerë të cilët do i sjellim ditë pas dite, pasi ata që shpresonin më shumë janë edhe të zhgënjyerit e mëdhenj, por ka më shumë ditë se kuleçë dhe Luli ka më shumë gënjshtra për çunat e vajzat e tij servilë që shpresonin se do merrnin mandate.

Për të gjithë ka vetëm një shprehje të strategut Lulzim Basha: “Kur më gënjen njëherë është faji jot, kur më gënjen herën e dytë është i imi”. Në fakt këta Luli i ka shembur në gënjështra, por shpresojnë shumë mos vazhdojnë ta bëjnë si historia e gjahtarit me ariun./CNA.al

Share203Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In