• Kontakt
Monday, February 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha “hetoi për UÇK” në Kukës: Intervista e Jose Pablo Bayrabar rrëzon deklarimin e kryetarit të PD-së

13/11/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Ju jeni hiça, ju kam në dorë”, ish- anëtarja e kryesisë së PD zbardh mesazhin e “koduar”: Basha nxori jashtë loje forumet e PD
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu PD Lulzim Basha i ftuar në emisionin Real Story dha këtë përgjigje kur u pyet për rrolin e tij si i punësuar në UNMIK dhe çfarë njohje kishte me antropologun Jose Bablo Bayrabar i cili drejtonte zyrën e UNMIK për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë.

“Detyra ime e fundit ishte të përgatisja tranzicionin e pushtetit nga autoritetet e OKB tek autoritetet e Kosovës dhe themelimi i ministrisë së Drejtësisë së Kosovës”, tha Basha.

Faktet dhe dokumentet e kohës kur hetohej për të zhdukurit në Kosovë, tregojnë se Basha ka marrë pjesë në strukturat e UNMIK për këtë çështje.

Një dokument i asaj kohe, që disponohet nga Top Channel, del emri i Bashës si këshilltar në grupin e stafit te antropologut peruan Jose Bablo Bayrabar.

Peruani Bayrabar është i njohur për zellin e tij në gjetjen e të ashtuquajturave krime të UCK në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Debati për punën e tij, Burrel me shtëpinë e verdhë dhe në Kukës, u hap edhe 10 vite më parë. Në atë kohë doli emri i Lulzim Bashës, i cili ishte ministër në qeverinë Berisha. Basha dha këtë deklaratë.

“Unë asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në Shtëpi të Verdhë siç pretendohet, aq më pak të kem përkthyer për zotërinë në fjalë. Mbaj mend që zotëria është marrë në punë për të ndihmuar në procesin e identifikimit dhe ekzaminimit të eshtrave të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë”, tha Basha.

Por peruani Jose Bablo Bayrabar rrëzoi si të pavërtetë këtë deklaratë të Bashës. Ish ministri i Berishës la të kuptohej se nuk e njihte nga afër dhe s’kishte bashkëpunuar me peruanin, por Jose Bablo Bayrabar në një intervistë për Top Channel tregonte në fakt se ishte Lulzim Basha ai që e kishte shoqëruar në udhëtimin e tij të paautorizuar në Shqipëri për të gjetur prova se UCK kishte kampe të burgosurish në Kukës.

Ja çfarë thoshte peruani në 2010-ën:

“UÇK kishte baza edhe në Shqipëri e më saktë në Kukës në 2003 kur qesh atje për herë të parë arrita që të shikoja një prej këtyre kampeve. Kam intervistuar edhe njerëz që ishin dërguar atje. Ai ka qenë me mua gjatë vizitës të pranverës së vitit 2003 në Kukës.

Ai punonte me UNMIK-un kur unë kam qenë atje. Në vitin 2002 ka qenë atje dhe në 2003 erdhi me mua dhe dikë tjetër në Shqipëri erdhi me ne në atë ndalesë në zonën e Kukësit, kjo është e vërteta”, tha Bayrabar.

Dosjet e krijuara nga UNMIK, Dick Marty dhe peruani Jose Bablo Bayrabar, kanë shërbyer si baza kryesore për akuzën e rëndë që është ngritur ndaj liderëve të UÇK në gjykatën e Hagës.

Share200Tweet125

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të ikonës në  përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Në kujtim të ikonës në përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

08/02/2026
Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

08/02/2026
Kadri Roshi, titani i skenës shqiptare, mjeshtri i roleve të vështira (historia e dënimit për të punuar në ofiçinën e automjeteve të ndërtimit) Një shkrim në përvjetorin e ndarjes nga jeta, e aktorit të madh

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In