• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha fut në ankth Kryemadhin, Dukën, Mediun dhe Shehin, shtyn vendimin për listat e kandidatëve, skadon afati i vendosur nga aleatët

28/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Basha fut në ankth Kryemadhin, Dukën, Mediun dhe Shehin, shtyn vendimin për listat e kandidatëve, skadon afati i vendosur nga aleatët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha vijon të mbajë në ankth aleatët e tij sa i takon mënyrës se si opozita e bashkuara do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Edhe pse në datën 15 dhjetor kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me aleatët e tij, ku këta të fundit i vendosën një afat 10 ditor shefit të selisë blu, duke i kërkuar që brenda kësaj kohe duhet të zbardhet dhe të ndante me ta strategjinë e opozitës se si ajo do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit. Por në datën 26 dhjetor skadoi afati i vendosur nga aleatët për Bashën, ndërkohë që mësohet se lideri demokrat nuk është shprehur ende për këtë çështje.

Skadon afati, Basha shtyn vendimin për listat

Kështu burime të sigurtat të gazetës pohuan se të shtunën, që përkonte dhe me ditën kur lideri demokratë duhet të dilte më një qëndrim, aleatët e Partisë Demokratike kanë pritur gjithë ditën me shpresën se do të informoheshin mbi strategjinë se si opozita do të hyjë në zgjedhje. Mirëpo kryedemokrati Basha e ka shtyrë vendimin për listat e kandidatëve, duke bërë që ankthi dhe pritja të jenë sërish prezentë tek aleatët e PD.

Mësohet se ata janë zhgënjyer nga heshtja dhe mosmarrja e një vendimi nga ana e kreut të Partisë Demokratike, se si do të hyjnë në zgjedhje, pasi koha po ecën dhe zgjedhjet po afrojn

ë. Kështu që ky vendim i Bashës për të shtyrë vendimin për listat kandidatëve, i ka futur në ankth të gjithë. Të parët janë aleatët tradicionalë si kreu i PR, Fatmir Mediu. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe kreu i PAA, Agron Duka që janë në ankth, sepse ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë, me sa lista do të hyjë në zgjedhje opozita dhe çfarë duhet t’iu thonë qytetarëve gjatë takimeve, duke qenë se i kanë nisur ato.

Ndërsa partia që është më në ankth dhe më e shpërqendruar është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila i ka sytë nga Basha, pasi jo vetëm që nuk ka nisur takimet elektorale, por nëse do të shkojnë në zgjedhje me dy lista si opozita, ajo është partia më e dëmtuar.

Megjithatë, në këto kushte, kur lideri demokrat nuk ka vendosur ende se çfarë do të ndodhë dhe kush është strategjia që do të ndjekë opozita, mësohet se në lojë është futur presidenti Ilir Meta. Ky i fundit sipas informacioneve mësohet se po i ushtron presion Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 25 prillit në qarqet e vogla opozita të shkojë me një listë të vetme dhe jo me dy.

Po ashtu, mësohet se paralelisht edhe zyrtarë të LSI po ushtrojnë presion ndaj Bashës që në qarqet e vogla të hyjnë me një listë në zgjedhje. Të gjitha këto tregojnë se modalja me një vendim nga ana e Bashës, dëmton tej mase partitë aleate të PD, pasi nuk e dinë ende se çfarë do të ndodhë.

Megjithatë edhe pse shpresat që kreu i Partisë Demokratike të marrë një vendim për listat e kandidatëve brenda këtij viti janë të pakta, pritet të shihet edhe këto tre ditët e para të javës, ndoshta ai i suprimon ata. Sidoqoftë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që javën që kaloi një gjë të tillë se i kishin lënë 10 ditë afat Bashës, e pohoi kreu i PR, Fatmir Mediu.

“Takimin e fundit e kemi zhvilluar javën e kaluar dhe kemi konkluduar që brenda 10 ditëve duhet të finalizojmë marrëdhëniet për koalicionin me PD. Mendoj se është në interes të PD-së në radhë të parë që ta finalizojmë sa më parë bashkëpunimin. Është shumë e rëndësishme që të mos humbasim kohë”, deklaroi Mediu./Rigels Seliman

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In