• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha dhe PD nuk kanë këllqe të distancohen nga Berisha! Do jetë SHBA që nuk do e lejojë Saliun të futet në Parlament

30/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
10 mitet e rreme opozitare, për “non grata”-n e Sali Berishës

Ish Kryeministri, Sali Berisha, Anetaret e Kryesise se PD, Edi Paloka, Tritan Shehu duke hyre ne Kuvendin Kombetar te Partise Demokratike, ku delegatet zgjodhen mes 600 propozimeve, 300 me te votuarit qe do perbejne anetaret e Keshillit te ri Kombetar nderkohe qe de u votuan ndryshimet ne statutin e partise, qe parashikojne zgjerimin e Kryesise, Sekretariatit dhe shtimit te struktures se perhershme te Keshillit Koordinues te Qarkut. /r/n/r/nFormer Prime Minister, Sali Berisha, Members of the DP Steering Committee, Edi Paloka, Tritan Shehu entering the National Assembly of the Democratic Party, where the delegates, among 600 proposals, will elect 300 members of new National Council, meanwhile.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme në orën 18:00 Këshillin Kombëtar, ku do të zgjedhë pasuesin e Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar, Kryesinë e re, Sekretariatin, Departamentet, por edhe organet e tjera brenda partisë.

Por përveç këtyre, mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD ka ngjallur interes, pasi do të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë kryedemokrati Lulzim Basha dhe Partia Demokratike me ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta foli me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i cili gjatë një prononcimi ditën e djeshme theksoi se Këshilli Kombëtar i PD nuk do të mbajë ndonjë qëndrim për Berishën, pasi siç thotë ai, Basha dhe Partia Demokratike nuk kanë mundësi të distancohen nga ish-kryeministri. Kështu që sipas zotit Klosi, surprizat për Sali Berishën nuk do vijnë nga Këshilli Kombëtar.

“Mendoj se mbledhja e së hënës e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nuk do të prodhojë ndonjë gjë të re sa i takon raportit me ish-kryeministrin Sali Berisha. PD dhe kryedemokrati Lulzim Basha nuk kanë këllqe të distancohen nga Berisha. Distancimin nga Partia Demokratike e ka në dorë vetë Berisha”, deklaroi ai.

SHBA nuk do e lejojë Berishën të futet në Parlament

Por në kushtet kur kryedemokrati Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk kanë këllqe të distancohen nga ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kreu Shërbimit Informativ Shtetërore, Fatos Klosi u shpreh gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” se në lojë do të hyjnë amerikanët. Sipas zotit Klosi, SHBA nuk do e lejojë Berishën të futet në Parlament.

“Unë mendoj se Berisha nuk do të jetë në Parlament, por kjo falë ndërhyrjeve të SHBA. Ndërkohë nëse ai futet në Parlament patjetër që do të krisen në njëfarë mënyre raportet e Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai. Më herët gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi zbuloi edhe disa nga arsyet që PD nuk distancohet dot prej ish-kryeministrit, ku kryesorja është se sipas tij, Partia Demokratike është prodhim i Sali Berishës. “Sali Berisha e tha të shtunën po ta keni vënë re me kujdes prononcimin e tij, pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, që tha se ai ka krijuar PD-në.

Kjo e fundit sipas Berishës është pjella e tij, ndonëse nuk e ka krijuar ai, pasi Partinë Demokratike e krijuan të tjerë që Berisha i eliminoi dhe i përjashtoi, ndërkohë që PD-në e mori pasi ishte krijuar. Kështu që kjo PD që është sot është pjellë e tij, pasi Saliu i ka dhënë formën dhe mënyrën e të menduarit, i ka dhënë filozofinë, etj.

Partia Demokratike gjithmonë ka qenë një repart ushtarak, pasi aty dominonte vetëm filozofia “Berishiste”. Berisha i eliminoi dhe flaku nga partia gjithë kundërshtarët dhe themeluesit e PD. Dhe të gjitha këto më bëjnë të mendoj se Partia Demokratike nuk distancohet dot prej Berishës”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In