• Kontakt
Friday, September 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Banori i premton Ramës, por i kërkon legalizimin: Kryeministri i ‘shkrin gazit’ me përgjigjen: S’shkon kjo, rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari

03/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Banori i premton Ramës, por i kërkon legalizimin: Kryeministri i ‘shkrin gazit’ me përgjigjen: S’shkon kjo, rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me inspektimet në Kume të Vlorës, në një lagje të madhe informale prej 24 hektarësh pranë plazhit të vjetër, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës – kanalizimeve, do të vazhdohet me infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin.

Teksa ka shkuar të inspektojë punimet Rama është pritur nga shumë banorë dhe gjatë vizitës nuk kanë munguar as batutat.

Në bisedë, njëri prej banorëve i ka thënë se janë dakord me investimet duke i premtuar Ramës se do marrë votën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Iu erdhi rradha, dhe ne kaq mundësi kemi por hap pas hapi”, tha Rama.

“Edhe ne jemi dakord kështu që do marrësh votën nesër”, i përgjigjet banori.

Më pas Rama teksa qesh i është përgjigjur duke i thënë se ata gjithmonë janë dakord kur u vjen për mbarë.

“Po leje votën. Dakord jeni ju kur u vjen për mbarë sdiskutohet ajo punë”, vijoi kryeministri.

Ndërkaq ai ka takuar dhe shumë banorë të tjerë të cilët thanë se kanë 30 vjet me këtë rrugë dhe më në fund po rregullohet pas kaq kohësh. Një i ardhur nga Korça i është ankuar që s’ka marrë legalizimin, duke thënë se mes 10 vetëve ai është i vetmi që s’e ka marrë.

Mirëpo përgjigjia e Ramës shkaktoi shumë të qeshura, pasi i tha se në mes të vlonjatëve e ngre zërin një korçar. Nga ana tjetër kryebashkiaku Dritan Leli i kërkoi emrin që ta shikojë si çështje.

Bisedat e Ramës me banorët:

Rama: Do bëhet edhe kjo..

Banori: Kemi 30 vjet që vuajmë për një copë rrugë

Rama: Nuk është një copë. Se kur bëhet është një copë kur s’bëhet është një hata.

Banori: Eshtë cop copë ashtu pastaj

Rama: Ajo që është e rëndësishme është se pjesa e parë e punës me të gjithë aksion qendror i ka sjellë Vlorës shumë më tepër ekonomi dhe potencial.

Nga kjo fazë do të hyjmë në fazën tjetër që të jenë pjesë që do ti shërbejnë turizmit. Tani do bëjmë dhe këto pjesë që kanë shumë vite që ti shërbejnë dhe turizmit. Vetëm një gjë mos filloni nurmat për muret se është gjyna.

Te muret drejt të gjitha asnjë më tepër asnjë më pak. E di unë ndërgjegjen, se kur vjen puna te muri jot je ti i pari. E kemi bërë murin model, do e bëjmë vetë, model me kangjella, pastaj ju mbillni ndonjë gjë dhe bëhet e gjitha. Ky investim kthehet në vlerë. Rritet vlera e pronës.

Banori: Skam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë

Rama: E ke tepruar pak me lartësinë dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin.

Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça

Rama: Nga Korça ke ardhur ti. Duke ndenjur me Vlonjatët të duket vetja vlonjat por sje vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta se rrinë kështu si korçarë se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj.

Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët.

Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In