• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Banori i Pallatit 176, që u largua nga pallati ynë

07/02/2024
in Blog
A A
Banori i Pallatit 176, që u largua nga pallati ynë
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eda Cerga

Nëpër pallatet e vjetra, mungesa që shkakton largimi i banorëve mbetet si plagë e freskët. Pallati nuk është më njësoj. Pallati reagon” ndaj bojës me të cilën e lyejnë, e jo më ndaj banorëve që i japin ngjyrimin që asnjë bojë, sado e sofistikuar, nuk mund ta sjellë.

Dhe kështu, një ditë u largua nga pallati, por jo nga Pallati 176, Anastas Kristofori. Duam s’duam në vende të vogla kemi fatin të njohim nga afër njerëz të mëdhenj. Banojmë në pallate me shkrimtarë, piktorë, kompozitorë, futbollistë, analistë (këta të fundit vetëm për humor po i fus te kategoria e njerëzve të mëdhenj) dhe i marrim ata si të mirëqënë. në fund të fundit, banorë janë.

Perikliu do të mbahet mend me “Vava Vuvu”, për krushkun e tij të famshëm, Roland Trebicka, me të cilin bashkohet sërish në pallatet e një imagjinate njerëzore. Perikliu, drejtori i famshëm, i ati i Elsës, ai që artikuloi vargjet: “Tatjana i drejtohet Onjeginit, ç’kërkon më veç shprirtit tim”.

Shfaqja “Pallati 176” me autore Adelina Balashin u kthye në një prej shfaqjeve më të pëlqyera për publikun sqimatar shqiptar të para viteve 90-të. Aq e vërtetë ishte kjo shfaqje, sa batutat e saj shoqëruan publikun edhe pas viteve 90-të. “Krushqi me Jovan Bregun”.

Anastas Kristofori më sjell në kujtesë një tjetër personazh nga filmi “Lulëkuqe mbi mure”, një kujdestar që u hedh bonjakëve copëza të ngrira sheqeri mes mjerimit të jetimëve për të cilët sheqeri është dicka që do të mungojë gjatë.

Eh “Prefekti”, me sekretarin e tij, më kujton Anastasin me gjyzylykë, teksa Robert Ndrenika i dikton tekstin e letrës dhe ai e lexon atë në një dialekt jo tironas. Eh, Tirana, me jo tiranasit e saj të mëdhenj që lënë gjurmë të thella te çdo artdashës dhe sado ata tí largohen për fare pallateve të tyre, nuk do të mund tu largohen kurrë qyteteve, shtëpive, televizorëve dhe batutave tona.

Share231Tweet144


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In