• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bamir Topi tregon mjerimin e partisë duke e krahasuar PD-në me tërmetin e 26 nëntorit: Disa e përdorën si hotel, sot është shndërruar në motel

14/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Bamir Topi tregon mjerimin e partisë duke e krahasuar PD-në me tërmetin e 26 nëntorit: Disa e përdorën si hotel, sot është shndërruar në motel
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjerimin e Partisë Demokratike, siç e quan Bamir Topi, ai ka zgjedhur që ta japë nëpërmjet një metafori, duke e paralelizur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas tij, PD është një godinë e dëmtuar në nivelin DS5, pra që nuk është rrëzuar, por është shpallur e pabanueshme.

“Do të përdor një fabul, një metaforë që është shumë e rëndësishme. PD është ndërtuar në 1990, në ato kushte të vitit 1990 që e dini se si janë bërë ndërtesa në kuptimin metaforik, ndërtesa pa shumë kushte teknike, dikush një tullë, një shufër hekuri dhe ajo ndërtesë me kontributin e shumë njerëzve me aspirata, të përndjekur politik që e kishin parë si rreze shprese erdhën dhe kontribuan aty, kjo godinë iu nënshtrua një trajtimi të çuditshëm.

U larguan kontributorët dhe erdhën të tjerë e të tjerë, disa e përdorën si hotel, pavarësisht që sot, është transformuar në një motel në kuptimin metaforik të fjalës, e përdorën për karriera të çuditshme, për tranpolina për të bërë karriera, si llogore sulmi ndaj kundërshtarëve dhe gjatë viteve kanë rënë tërmete, kanë qenë disa tërmete të lehta godina i ka përballuar, por nga 1990-2021 janë gati 30 vite dhe vjen një tërmet shumë i fuqishëm, si ai i nëntorit.

Kjo ndërtesë nuk ka rënë plotësisht, por ekspertët e kanë klasifikuar si DS5, që është e destinuar të rrafshohet, nuk ekziston më, me koshiencë e të gjithë njerëzve që janë tallur me interesat e të djathtës, me të përndjekurit politik, dhe ironia dhe paradoksi është që Edi Rama po i jep pagesat të përndjekurve dhe ai po e bën se atë që nuk e bënë ata për ju, po e bëj unë.

Basha dhe Berisha janë 2 njerëz që jo vetëm duan të qëndrojnë me çdo kush, siç ka banorë që s’duan të largohen nga shtëpia, ka dhe të tjerë që duan që ajo të rrafshohet, shyqyr që kemi pronësinë për tokën kemi një pronësi të bukur dhe do ndërtojmë një godinë të re, jo e dy individëve, ky është mjerimi i PD-së, që e gjithë beteja për demokraci dhe aspirata që ka pasur ky popull shkruan në hi, një mungesë totale e përgjegjësisë dhe e moralit. Ndërtesa e re do të rrafshojë këto gërmadha dhe do i kthehet vlerave reale dhe mbi të gjitha nevojën për të pasur opozitë”, tha Topi.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In