• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Avokati Romeo Kara: Meta synon mandat të dytë nëse PD vjen në qeveri Basha po u servir shqiptarëve si të ardhme simbolin e korrupsionit

01/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Avokati Romeo Kara: Meta synon mandat të dytë nëse PD vjen në qeveri Basha po u servir shqiptarëve si të ardhme simbolin e korrupsionit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Insistimi i presidentit Ilir Meta për t’i mbushur mendjen Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që të futen në zgjedhje se vetëm kështu mund të largohet kryeministri Edi Rama nga pushteti, duket se është një lëvizje strategjike afatgjatë e kreut të shtetit.

Të paktën i këtij mendimi është juristi Romeo Kara, i cili ka paralajmëruar dje se me ardhjen në pushtet të opozitës së drejtuar nga PD-LSI, presidenti Meta mund të marrë një mandat të dytë në Presidencë. Përmes një statusi në rrjetet sociale e teksa ka cituar kryedemokratin Basha që javën që lamë pas deklaroi në një studio televizive se nëse opozita fiton zgjedhjet Meta mund të jetë kandidati i tyre për President i Republikës, juristi Kara deklaroi se ndihet i keqardhur që shefi i selisë blu po iu servir qytetarëve shqiptarë si të ardhme simbolin e korrupsionit, sikundër është Meta sipas tij.

Në këtë kontekst, zoti Kara akuzoi opozitën se nuk ka moral, ndërsa theksoi se kjo e fundit është peng i së kaluarës dhe politikanëve të korruptuar si zoti Meta. “E ardhmja padyshim që vuloset me thënien e Bashës se, nëse PD fitonte zgjedhjet, Ilir Meta mund të zgjidhej prej tyre përsëri President i Republikës. Pra, Basha ju servir si të ardhme shqiptarëve pikërisht simbolin e krimit dhe korrupsionit, Ilir Meta. Pra, Basha nuk afron asgjë më tepër se sa riciklimin e një bande dhe të të gjithë sistemit politik. Duhet me e falënderuar Lulzim Bashën për sinqeritetin e tij lidhur me deklaratën për Metën, deklaratë që i vë kapakun moralit të opozitës, opozitë e cila nuk ka as këllqe dhe as dëshirë të ndahet nga e kaluara pengmarrëse”, deklaroi ai.

“T’i mbajmë larg Parlamentit të korruptuarit”

Duke komentuar debatin e ditëve të fundit sa i takon reformës zgjedhore, juristi Romeo Kara akuzoi partitë e mëdha se nuk e duan ndryshimin e sistemit e sidomos nuk mbështesin propozimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lista të hapur sipas modelit danez, pasi sipas tij, ky lloj sistemi iu heq mundësinë krerëve të partive që të zgjedhin njerëzit e tyre për deputet. “Si ekuivalent qëndron pozita me kaubojsin dhe një grup horrash problematikë, që u desh një superfuqi si USA për t’i shporrur përtej derës së Parlamentit, por që po tentojnë të rihyjë sërish nga dritarja. Këtë produkt do të marrim për sa kohë votojmë derrin në thes, votojmë listat e mbyllura të kryetarëve të partive, pazarin e tyre”, u shpreh ai.

Më tej, juristi Romeo Kara theksoi se ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të votojnë politikanë të rinj dhe të painkriminuar apo korruptuar, që sipas tij, duhet të zgjidhen përmes votimit të individit që ofrojnë vetëm listat e hapura. Madje, juristi Kara u shpreh se paralelisht me ndryshimin e sistemit, duhet që të depolitizohen komisionerët e Qendrave të Votimit dhe Numërimit. “Së pari, votat nuk duhet t’i numërojnë militantët e partive. Numërimi duhet bërë nga njerëz tërësisht të papolitizuar dhe jopartiakë.

Së dyti, ne duhet të votojmë direkt personin dhe jo një listë pakuptim, që i jep pushtet vetëm kryetarit të partisë. Së treti, ne duhet të votojmë vetëm njerëz të rinj, absolutisht jo për riciklimin e të djeshmes që është motra e madhe e së sotmes. Askush në Perëndim nuk e pranon me rizgjedhjen e atij që është votuar, provuar në pushtet dhe larguar po me votë nga pushteti. Askush nuk mund ta pranonte rikthimin në pushtet të Helmut Kohl, pasi humbi me Schröder në 1998. Ai u largua nga forca e tij politike, duke i hapur rrugë së ardhmes. Përse ne duhet të kufizohemi vetëm tek këto tre-katër persona që po alternojnë njeri-tjetrin prej 30 vitesh? Përse ne duhet të zgjedhim midis një grupi kriminelësh dhe një tjetri ish-kriminelësh”, nënvizoi juristi Romeo Kara.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In