• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Asnjëherë nuk do e dimë sa jetë u shkurtuan nga plehrat në Porto Romano

30/09/2020
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Asnjëherë nuk do e dimë sa jetë u shkurtuan nga plehrat në Porto Romano
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga prof.doc Seit Shahllari, Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë
Universiteti Bujqësor i Tiranës

Gjetja e një zgjidhje për plehrat në Shqipëri ka bërë dekada histori: strategji, plane, ligje, ëorkshope seminare, gazeta dhe diskutime pa fund, megjithatë plehrat ngelën kërcënim për njerëzit dhe mjedisin në shumë zona të Shqipërisë. Ndërkohë, mbyllja e plagës se mbetjeve në “Porto Romano” është sukses, si ai i largimit të mbetjeve kancerogjene të Lindanit disa vite më parë.

Në fakt, Sharra bëri të mundur edhe shpëtimin e Durrësit nga situata katastrofike ku ishte katandisur. Ky park, mund të ofrojë për shumë vite, mundësinë e menaxhimit të mbetjeve për Tiranën, Durrësin dhe qendrat urbane për-rreth nëpërmjet riciklimit, eleminimit dhe depozitimit të sigurtë.

Pse dhe si u krijua Porto Romano?

Të gjithë e dinë se shërbimi për mbetjet nuk mund të ofrohet nqs nuk paguajnë ata që i krijojnë ato. Durrësi për tre dekada nuk arriti të bënte funksionale politikën dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve urbane sepse Bashkia nuk mundi të krijonte burimet financiare duke neglizhuar një problem të madh në një zonë bregdetare me ndjeshmëri të lartë mjedisore.

Pozicioni gjeografik i Durrësit, shumë afër me bregdetin dhe nivelin e detit e bën të vështirë dhe shumë të kushtueshme infrastrukturën për mbetjet. Disa zona (psh. Fshati Radë) kanë refuzuar me forcë ndërtimin e landfilldit për shkak të prespektivës agroturistike.

Parimi ligjor “kush ndot paguan” nuk mund të përjashtojë qytetarët e Durrësit ose rezidentët e përkohshëm në hotele, deri sa ata krijojnë mbetje për të cilat nevojitet shërbimi i menaxhimit të tyre.

Parku i mbetjeve në Sharrë, në një distancë rreth 40 km nga Porto Romano, është natyrshëm alternativë optimale derisa pagesa për mbetjet është afërsisht e njëjtë për qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit.

Fundi i Porto Romano, si inkubatori më i madh i ndotjes në zonën bregdetare

Plehrat e Durrësit po trajtohen në Sharrë duke bërë të mundur çlirimin e qytetit prej tyre. Situata me plehrat në Porto Romano, duket se është qetësuar ashtu siç qetësohet deti pas stuhisë në brigjet e Durrësit.

Ndotja nga mbetjet, rrjedhjet toksike drejt nëntokës dhe detit si dhe gazrat me përmbajtje të substancave toksike kancerogjene që përfundonin në mushkritë e studentëve aty afër dhe banorëve, duket se po ja lënë vendin reabilitimit pas dekadash në qytetin ku kalon fluksi më i madh i turistëve gjatë stinës së verës. Mbase , asnjëherë nuk do të merret vesh se sa vite jetë u shkurtuan ose sa persona u prekën nga sëmundjet e rënda.

Në fakt, një hetim mjedisor duhet të paraprinte procesin e reabilitimit për të parë se deri ku ka shkuar e keqa. E kam fjalën këtu për një studim i cili do të tregojë se sa është kontaminuar toka dhe ujërat nëntokësorë deri ku shkojnë përmasat ose efektet në distancë dhe në kohë.

Media në vazhdimësi ka ndikuar në sensibilizimin e opinionit publik për çështjet mjedisore. Si në shumë raste, edhe në rastin e Porto Romanos media luajti rol pozitiv në përshpejtimin e vendimarrjes në dobi të komunitetit.

Mua, më kanë ngelur në mëndje “kafshët që ushqeheshin me mbetje” në Spitallë dhe kam menduar për fatkeqësinë e atyre që kanë konsumuar produktet e tyre ose studentët që kanë thithur për vite gazin toksik. Opinioni publik ka nevojë për informacion, i cili përçon të vërtetën sidoqoftë ajo.

Në rastin e “Porto Romanos” të spekullosh me fatkeqësinë e tërmetit, duke thënë se Bashkia e Durrësit nuk ka buxhet për menaxhimin e mbetjeve do të thotë t’i lësh qytetarët të zhytur në plehra, në mëshirë të fatit ose ashtu siç ishin.

Megjithatë, plehra konsiderohen edhe mbetjet e letrës ku u shkruajtën plane menaxhimi pa fund, ku tregohen muhabete tenderash e histori të tjera, të cilat përfundojnë në Sharrë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In