Tre shtetas argjentinas kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri, për shkak të situatës dhe izolimit të kufijve nga koronavirusi. Në një prononcim për Ora News, tre argjentinasit tregojnë se kanë mbetur rrugëve dhe pa asnjë të ardhur.
Ata shprehen më tej se në vendin tonë nuk ka as seli diplomatike të Argjentinës, që t’i ndihmojë për t’u kthyer në shtëpinë e tyre, kështu që kanë gjetur një zgjidhje për të nxjerrë jetesën. Të tre ende rrugëve të Tiranës, duke argëtuar shoferët me lojëra të ndryshme.
“Kemi mbetur trokë, situata e krijuar nga koronaviurisi na gjeti në Tiranë. Nuk kemi ku të shkojmë vetëm rrugëve. Ofrojmë argëtim rrugëve për të na ndihmuar,”-shprehet argjentinasit.
Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje.