• Kontakt
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Antiramisti” Lubonja debat me Murrizin: Rama një tjetër d.iktator! S’dihet se kë përfaqëson, nëse je shërbëtor i Ramës votoje

17/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Antiramisti” Lubonja debat me Murrizin: Rama një tjetër d.iktator! S’dihet se kë përfaqëson, nëse je shërbëtor i Ramës votoje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimet Kushtetuese, siç janë hapja e listave të kandidatëve për deputetë dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore janë bërë tema e ditës në sferën politike shqiptare.

Mbrëmjen e sotme deputeti Myslim Murrizi është përfshirë në një debat me analistin Fatos Lubonja. Ky i fundit tha se opozita parlamentare nuk dihet kë përfaqëson, madje i akuzoi ata si “shërbëtor” të Ramës pasi kanë votuar ligjet që ka propozuar maxhoranca në parlament.

Murrizi ka reaguar duke thënë se ai është në parlament jo për interesat e tij apo të kryeministrit, por për interesat e shqipatrëve.

Pyetje: Situata po provokohet, se duket që ajo që keni kërkuar ka sjellë rrëmujën, dhe vetë ju s’jeni i kënqur

Murrizi: Propozimi im ka qenë hapja e listave me një prag të pranueshëm. Ne kemi vendosur që hapja e listave të bëhet me prag nga poshtë, pra 2/3. Çdo subjekt politik duhet të ketë 2/3 të listave të hapura. Që ai kandidat që pëlqehet nga qytetarët të jetë në parlament. Kemi subjekte politike që gjithë jetën e tyre nuk kanë marrë vota as sa firma kanë regjistruar në gjykatë për të krijuar partinë. Shqipëria ndoshta s’ka nevojë as për 140 deputetë. 100 zona elektorale 100 deputetë.

Lubonja: Ndryshimet nuk mund të bëhen nga njëra palë kundër palës tjetër. Bëhen me marrëveshje, me konsensus. Në mënyrë që nesër të mos prodhohet konflikt. Është shkelur parimi i demokracisë. Edi Ramës nuk i dalin hesapet se bëri marrëveshje me dy opozita. Opozita parlamentare aty nuk dihet kë përfaqësojnë. Se Murrizi tha se përfaqëson grupin parlamentar demokratik, e më pas foli në emër të atyre partive të vogla që nuk kanë marrë kurrë atë që kanë merituar. Pra kemi disa opozitarë që sa herë ka nevojë Edi Rama votojnë atë.

Murrizi: Nuk është e vërtetë.

Lubonja: Kjo ka për të mbetur një njollë në historinë e Shqipërisë. Ju jeni aty për të votuar ligjet e Edi Ramës. Kujtojmë vitin 1994 kur Berisha donte ta bënte Kushtetutën ashtu siç donte dhe e çoi në referendum, e votoi populli dhe humbi.

Murrizi: Dua të të konfirmoj që z.Murrizi nuk është votues as i Ramës as i Gramoz Ruçit, s’kam votuar kurrë ligjet e Ramës. Përveç Reformës në Drejtësi.

Lubonja: Mua më kujtoni kohën kur u zgjodh Bamir Topi, jeni aty se përfaqëoni interesat personale.

Murrizi: Unë përfaqësoj vetëm interesat e atyre shqiptarëve që duan listat e hapura.

Lubonja: Nëse je shërbëtor i Ramës votoje!

Murrizi: Unë jam në parlament që të prish gjellën që kanë gatuar këta 20 vjet.

Lubonja: Ja do e shohim se zgjedhjet po vijnë, sa vota do merrni.

Murrizi: Unë e kam provuar veten në 1997 kur ju ishit në karrocë tjetër, në 2001 në 2009 dhe do e provoj prapë.

Lubonja: Mesa duket problemi yt nuk qenka me diktatorët, se diktator ke pasur atëherë dhe se paske problem që dhe tani të kesh një diktator.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In