• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Andi Bejtja më në fund e ka kuptuar… zhvesh Berishën: “Foltorja” është kundër Yuri Kim dhe SHBA, jo kundër Bashës

11/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Andi Bejtja më në fund e ka kuptuar… zhvesh Berishën: “Foltorja” është kundër Yuri Kim dhe SHBA, jo kundër Bashës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i televizionit të djalit të Berishës, Andi Bejtja, ka thënë hapur atë që tashmë e dinë të gjithë: “Foltorja” e Sali Berishës është kundër SHBA dhe ambasadores Yuri Kim, jo kundër Lulzim Bashës.

Ja çfarë shkruan ai:

“Mbrëmë, teksa nismëtarët e Foltores po dorëzonin 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit, në shtëpinë time zhvillohej një tjetër debat.

Njëri prej fëmijëve duhet të gjente një uniformë të veçante, ekstra, pasi në shkolle do të vinte për vizitë zv. ambasadori anglez, mesa kuptova për Ditën e të Rënëve…

Shkurt dhe shqip duhej respektuar dhe me uniformë ekstra.

Duket sikur këto dy këto ndodhi nuk kanë fare lidhje me njëra-tjetrën, por në fakt kanë shumë.

Kjo Foltore në rrethanat në të cilat ndodh, që nga non grata e Sali Berishës, mosha e tij, ndërhyrja brutale e një ambasadoreje në punët e brendshme të një partie politike, reagimi i një pjese të kupolës së kësaj Partie si Zyrë Përmbarimi e kësaj ambasadoreje, janë nga ato ngjarje që ndodhin një herë në 100 vjet dhe o e lënë demokracinë dhe shoqërinë në vend, o e çojnë më mbrapa, o çlirojnë një brez të tërë nga gogoli i Ambasadorokracisë pse jo dhe përtej konceptit.

Ndaj, misioni i Foltores është ndoshta pa vetëdije përtej demokratëve dhe shumë përtej opozitës.

Foltorja i jep një shans jo vetëm politikës shqiptare të mos bëhet me një zyrë Përmbarimi e Ambasadave ciladoqofshin, rrëzon njëherë e mirë mitin e Ambasadorokracisë në shoqëri, sjell sovranitetin të varrosur për dekada dhe çliron një gjeneratë të tërë nga këto makthe të injektuara me vite e vite nga servilizmi dhe mungesa e dinjitetit ndaj të huajve.

Pas përfundimit me sukses të misionit të Foltores, nuk besoj që do ketë më shqiptarë që do të duan të bëjnë foto me ambasadorët rrugëve dhe shkollës së djalit tim, nuk do t’i shkojë ndërmend të ftojë ndonjë zv.ambasador për vizitë në shkollë.

Ndaj, suksesi apo dështimi i Foltores do jetë automatikisht dhe suksesi ose dështimi i një gjenerate”.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In