• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

ANALIZA/ Gjekmarkajzimi i debatit publik: Ç’e lidh Tiren me Edi Ramën që kurrë nuk trajtohet?!

09/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
ANALIZA/ Gjekmarkajzimi i debatit publik: Ç’e lidh Tiren me Edi Ramën që kurrë nuk trajtohet?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër arrestime të reja të çështjes “Tire” ishin arsyeja e një debati më Open, ku për herë të parë, doli për të folur publikisht drejtori COVID 2, spitali “Shefqet Ndroqi”, Dr. Perlat Kapyzusi, një figurë e bluzave të bardha nga vija e parë e frontit pandemik me prestigj të padiskutueshëm.

Por siç ndodh me ironitë e jetës tek fati i një individi, bash te institucioni që ai drejton kanë ndodhur ngjarje kobzeza, siç 5 vetëhedhje pacientësh me pasojë vdekjen, si dhe e rënda Tire në planin etik.

Debati pati fragmente të nxehta, ku një prej të ftuarve, tejet i diskutueshëm për nga statusi i tij dhe motivi i përzgjedhjes së pjesë e panelit në raport me debatin, iu qas me gjykimin shabllon të degradimit të sistemit, përcjellë kjo nga modeli Tire.

Në fakt nuk është kështu; siç për shumë mynxyra të tjera shoqërore, Tire thjesht u bë publike sot por që ka ekzistuar gjithnjë në 30 vitet e post-komunizmit.

Ajo që në fakt do ishte debat mbi Tiren dhe që mungon, e që nëse do ishte do përligjte dhe praninë e Ergys Mërtirit në debat meqë më së shumti prezantohet si sociolog – se në fakt, veç aktivistit social, ku të tillë janë me qindra sot edhe prej rrjeteve sociale, që jo domosdoshmërisht duhen trajtuar si potenciale të mendimit publik, Mërtiri nuk gëzon atribute të veçanta për çështje që kërkojnë përgatitje specifike, si fjala vjen edhe gazetar me akses direkt në fakte e të dhëna – është teza e një filozofie politike që mbrohet gjithnjë nga Rama; ajo e prevalimit të sistemit mbi karakterin individual, për eliminimin e korrupsionit.

Niveli i ulët i debatit politik dhe atij publik, ka bërë që Rama të ndihet komod me këtë tezë dhe askush të mos i bëjë oponencë. Mbrëmë në Open qe rasti, por, e theksuar kjo, pjaca të tilla debati është e pamundur të ketë.

Dr. Kapizysi e mbrojti sistemin e funksionimit të spitalit, referuar asaj pjesë të protokolleve të shërbimit COVID, ndërsa Tiren si fenomen ia atribuoi karakterit të saj. Ja ky duhej të ishte debati. Dhe jo vetëm për rastin Tire.

Teza e “sistemit që rregullon karakterin” është e vetmja e natyrës filozofike në mendimin politik të munguar shqiptar në 30 vite, prej atyre që kanë udhëhequr. Rama e ka të tijën këtë tezë. Asnjë debat, asnjë shkrim, asnjë replikim nuk ka patur deri më sot mbi të, ndonëse ekziston një ushtrim opozitarësh politikë e jo politikë kundër tij. Dhe kjo është një ndër krizat e mëdha të mendimit publik në Shqipëri, e thënë ndryshe, i gjekmarkajzuar. Çdo të thotë gjekmarkajzuar, emërtuar kështu sipas emrit të të ashtuquajturit analist Agron Gjekmarkaj? Cekësia në vend të thellësisë dhe moskopetenca për të mbrojtur një çështje të caktuar, ku dhe qartësisht nuk ke asnjë lidhje me të, pasi nuk i përket asnjë tagri të caktuar social dhe publik për t’u marrë me të.

Dhe duke iu kthyer Tires, debati duhej të ishte dhe është: ç’të çara sistemi gjeti Tirja për ta shfaqur karakterin e saj të ulët si zhvatëse? Një pyetje e tillë i duhej drejtuar Dr. Kapizysit. Apo nëse ai ishte dakort me tezën e Ramës që sistemi rregullon njeriun dhe jo e kundërta?

Në një shoqëri me krizë morale si e jona, teza e Ramës do ishte ndihmëtari më i mirë për debatin më me vlerë që duhej të ekzistonte. Kjo, sepse kjo tezë ha shumë diskutime, e se në këtë tezë gjendet dhe shtrati apo baza e degradimit apo mbrothësimit të një shoqërie. Dhe Mërtiri, si sociolog, këtu do ishte më i vyer sesa si polemist me status polemisti, pa asgjë para ose prapa, siç fjala vjen personat me të cilët ai polemizoi, që kanë një Dr. a diç më shumë para ose pas nga karriera profesionale dhe profili i tyre publik, apo që aftësinë profesionale e moralin individual s’jua diskuton kush. (tesheshi)

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In