• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

16/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka dërguar dje një mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë ka pasur një takim kokë më kokë me kreun e KQZ, Ilirian Celibashi, ku fokus kryesor ka qenë procesi i dekriminalizimit. Përveçse është informuar mbi ecurinë e zgjedhjeve, mësohet se ambasadorja ka kërkuar nga KQZ që të mos lejojë asnjë kandidat të inkriminuar.

Detaje për takimin dha dhe ambasada në rrjetet sociale, duke u dërguar një mesazh edhe partive politike. Kim ia ka bërë të qartë Celibashit se edhe nëse partitë i kandidojnë personat problematikë, është detyrë e KQZ t’i skualifikojë.

Madje ajo ka përmendur dhe listën e zezë të DASH me emrat e shpallur “non grata”, ku ka kërkuar që këta persona të mos jenë në listat e deputetëve. Mesazhi ka shkuar jo vetëm për KQZ, por edhe për politikën, pasi kemi 2 politikanë që janë në listën e zezë të amerikanëve. “Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe zëvendëskryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrë efikase identifikimin biometrik dhe masa të tjera të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ambasadorja e prerë në qëndrim

Ndërkohë ambasada e SHBA thekson në statusin e saj, se ambasadorja amerikane i ka kërkuar kreut të KQZ të marrin të gjitha masat për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. “Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë”, thotë ambasada e SHBA.

Më herët ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim mori pjesë në veprimtarinë për nisjen e Akademisë së Transparencës SHBA-Shqipëri të USAID-it. Gjatë fjalës së saj, zonja Kim theksoi se kjo akademi, sipas saj, do të nxisë dialogun publik mbi llogaridhënien. “Akademia e Transparencës e USAID-it (USATA) do të nxisë dialogun publik mbi llogaridhënien dhe do të rrisë përkrahjen drejt rritjes së transparencës. Padyshim, ndryshimi i zakoneve dhe ndërtimi i besimit të publikut do të kërkojë kohë, por kjo aleancë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë do të sigurojë që burimet dhe njohuritë teknike të jenë në dispozicion për një periudhë afatgjatë”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In