Ambasadori i Rumanisë gjatë një vizite në Korçë ka folur për Kodin Zgjedhor, të cilin presidenti Meta e çoi në Komisionin e Venecias.
Mircea Perpelea thotë se ‘Venecia’ ka vetëm rol konsultativ dhe këshillues dhe jo vendimmarrës.
“Që ta dini Venecia ka një status konsultativ, por nuk është vendimmarrës, është këshilluese.
Duhet pasur harmoni midis realitetit në Shqipëri ligjeve dhe vendimit këshillimor të komitetit të Venecias”, i është përgjigjur ambasadori Perpelea pyetjes nëse Mazhornca duhet të kishte pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.