Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar sot me një letër ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, ku e informojnë se sot në orën 16:00 do të zhvillojnë një protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në letrën drejtuar ambmasadorit, Aleanca thekson se prishja e Teatrit ka filluar, ku brenda godinës ndodheshin ende shumë njerëz, duke kërkuar “hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore”.
Gjithashtu, Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkon ambasadorit Soreca që në protestën e sotme të ketë monitorues nga Delegacioni i BE në Tiranë.