• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Alarmi me domatet në Myzeqe, ekspertët: Nuk është faji i farave, fermerët të konsultohen me ne

22/10/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Alarmi me domatet në Myzeqe, ekspertët: Nuk është faji i farave, fermerët të konsultohen me ne
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fermerët në Myzeqe, zona që cilësohet si një nga hambarët kryesorë të vendit, janë tejet shqetësuar për cilësinë e dobët të prodhimit të domateve, dhe akuzojnë për këtë farat e këtij viti.

Të ftuar në A2 CNN, dy nga ekspertët e bujqësisë në atë zonë, Dhimitër Qorri, Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Perimeve në Lushnje dhe Eltinor Mahmutaj nga Agjencia Rajonale e Bujqësisë, mohojnë që raporti shkencor të ketë përcaktuar këtë arsye.

“Ka shkuar një ekip i madh i Ministrisë së Bujqësisë, verifikuam situatën. Sipas analizave, problemi nuk qëndron tek farat”, thotë Qorri. Në raportin e tyre si një ndër shkaqet përmendet temperatura. “Kemi pasur mbi 5 gradë më shumë se normalja, një nga elementët bazë që ka ndikuar në uljen e cilësisë”, vijon ai, duke evidentuar që në prodhimtari ka ndikuar edhe prania e një insekti dëmtues si mizat “krahëbardha”, që duhet luftuar në mënyrë biologjike.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën, sepse ajo zonë ka rreth 1 mijë hektarë serra, pa llogaritur mbjelljet e tjera. Problemi i hasur nga fermerët evidenton një dobësi të bimës që nga rrënja, që nuk ka lejuar prodhimtarinë e pritur”, shton Mahmutaj, i cili shton se farat janë të garantuara në cilësi.

“Plehrat dhe farat që ne marrim janë të certifikuara nga Bashkimi Europian, kemi arritur edhe certifikime të tilla sepse synojmë të çajmë në tregun ndërkombëtar. Ekspertet janë rritur me 14%, që do të thotë se sistemi po funksionon. Teknologjitë e serrave tona janë tashmë të larta, si në vendet e tjera të BE-së”.

Sipas Mahmutajt, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor është e hapur çdo ditë “sepse ky sektor nuk pret për orare zyrtare, kemi agronomë shumë të mirë. Këshillimi merr përsipër nga përgatitja e tokës dhe përzgjedhja e farës deri në ciklin e jetës së bimës dhe vjeljen. Ky këshillim ndodh në çdo njësi vendore”.

Po ku mund të gabohet sërish? Sipas Dhimitër Qorrit, “Një hibrid që pretendon të hidhet në treg testohet 3 vjet. Asnjëherë nuk duhet nxituar. Gabimi mund të jetë edhe afati i mbjelljeve, ne dalim pak më herët. Në dhjetor fillon përgatitja për domaten, ky vit mund të jetë pak i ashpër dhe mund të detyrojë që të spostohet në kohë kultivimi”.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In