• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Alarm! “Tregtarët e drejtësisë” të shkarkuarit nga vetingu hapin zyra avokati dhe punësohen si pedagogë… për të ardhmen e drejtësisë

10/12/2021
in Aktualitet
A A
Gjyqtari me 500 mijë USD pasuri të paligjshme: Prokuroria i mbylli dosjen, KLD-ja e shpëtoi nga shkarkimi

Trupa gjykuese, Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj, Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili e ka shkarkuar ate nga detyra. Prifti u konstatua me probleme ne pasuri, e cila eshte nje nga 3 kriteret e vettingut, pasuria, pastertia e figures dhe profesionalizmi. /r/n/r/nTrial panel, Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj, Judge at the Administrative Court of Appeal in Tirana, Fjoralba Prifti during a session of the Independent Qualification Commission, IQC, which dismissed her from office. Prifti was dismissed from office by IQC, as she was found to have discrepancies in assets, as one of three criteria of Vetting process, wealth, background and personal skills.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kanë fund bëmat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu. Janë rreth 200 njerëz që janë larguar nga sistemi që kur nisi vetingu, por ajo që vihet re është se askujt nuk i hyri gjemb në këmbë.

Të gjithë janë larguar me pasuri qindra mijëra euro dhe pas shkarkimit po e shijojnë pasurinë, disa duke kryer investime në biznese dhe disa duke pushuar. Edhe pse BE dhe SHBA kanë kërkuar që të ndëshkohen emrat e shkarkuar dhe të ketë hetime penale për ta, jo vetëm që nuk po hetohen, por ata po marrin poste të reja.

Gazeta e ka deklaruar disa herë se shumë të shkarkuar dhe të dorëhequr i janë futur botës së avokatisë dhe janë bërë avokatë ose kanë hapur zyra avokatie. Mirëpo dje ka dalë në dritë dhe një fakt tjetër, ku emrat e dorëhequr janë bërë pedagogë në fakultetet e drejtësisë, si në universitete publike ashtu dhe në ato private.

Edhe pse ata janë cilësuar si të korruptuar, ata mësojnë studentët që do të jenë e ardhmja e drejtësisë. Alarmi është dhënë dje nga Qëndresa Qytetare. Sipas Migen Qiraxhiut, këta individë në momentin që janë të përjashtuar për 3 kriteret e vetingut, për pastërtinë e figurës, ligjshmërinë e pasurisë dhe aftësinë profesionale, kanë vijuar punën të pa shqetësuar duke dhënë mësim në institucionet arsimore.

“Po shohim sjelljen e disa figurave që janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për lidhje me krimin e organizuar, paaftësi profesionale por edhe për fshehje të pasurisë. Janë nxjerrë nga dritarja e drejtësisë dhe po futen nga dyert e fakulteteve.”

Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë tha së janë ngritur grupe inspektimesh, të cilët do ti verifikojë këto raste. “Dy drejtori me një staf të shtuar njerëzish në nivelin e inspektorëve që marrin në administrim të gjitha ankesat, raste denoncimi nga çdo qytetar dhe biznes”, tha ajo.

Të shkarkuarit bëhen avokatë

Sipas burimeve nga Dhoma e Avokatisë në Tiranë, mbi 90 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar në Shkallën e Parë, pra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit janë pajisur me leje avokatie. Por cila është strategjia?

Pasi KPK shpall vendimin e shkarkimit, të gjithë i drejtohen Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duke bërë ankimim. Gjatë kësaj periudhe ata janë të pezulluar dhe nuk ushtrojnë dot aktivitet i gjyqtar apo prokuror. Ky lloj vendimi ju jep atyre të drejtën që të ndjekin Shkollën e Avokatisë dhe të marrin licenca avokatie.

Sipas burimeve, të gjithë rendin ta bëjnë këtë gjë para se të vendosë KPA, pasi nëse kjo e fundit lë në fuqi vendimin e shkarkimit atyre ju hiqet e drejt që të pajisen me licencë. Duke ditur këtë gjë, të gjithë dynden të marrin licencat pas vendimit të KPA dhe më pas nuk u krijohet asnjë problem të ushtrojnë këtë profesion të ri.

Por dyshimet janë se kjo metodë po përdoret për të justifikuar pasuritë. Kohët e fundit është rritur presioni për të nisur hetimet ndaj të ngelurve në veting dhe SPAK ka hapur dosjet për disa emra, duke sekuestruar dhe pasuri. Momentalisht janë hapur hetimet nga SPAK vetëm për ish-anëtarët e Gjykatë së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa për emrat nga Apeli dhe Shkalla e Parë nuk ka asnjë lëvizje. Për këtë arsye që të gjithë tani po rikthehen në poste qoftë avokatë, qoftë pedagogë.

Share212Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In