• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Akuzat e Monikës për inceneratorët, nga gafa me sopranon Ermonela Jaho tek blofi me ish-ministrin

22/12/2021
in Aktualitet
A A
Akuzat e Monikës për inceneratorët, nga gafa me sopranon Ermonela Jaho tek blofi me ish-ministrin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngatërresa e emrit të Ermonela Felajt me sopranon Ermonela Jaho nuk është e vetmja gafë në deklarimet e fundit publike të Lëvizjes Socialiste për Integrim referuar çështjes së inceneratorëve. Synimi për ta akuzuar qeverinë ka bërë që LSI por dhe PD të artikulojnë një tjetër të pavërtetë njësoj si aludimin se sopranoja Ermonela Jaho kishte firmosur për inceneratorët.

LSI akuzoi qeverinë dhe posaçërisht Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë se i kishte dhënë shoqërisë që do ndërtonte inceneratorët edhe një kontratë për ndërtim të impiantit të prodhimit të energjisë nga djegia e mbetjeve për 25 vite duke garantuar edhe blerjen e energjisë. Për këtë, LSI nuk hezitoi të akuzojë me emër edhe ish-ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

Së pari, LSI aludonte se kompania e inceneratorëve kishte marrë një koncesion të dytë që mbivendosej me të parin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit. Së dyti, LSI aludonte se kompania kishte marrë të drejtën të prodhonte dhe shiste energjinë për 25 vite ndërsa kontratën e koncesionit në inceneratorin e Elbasanit e kishte vetëm për 7 vite. Pra, sikur kishte të drejtën për të shitur energjinë edhe pasi të kishte dorëzuar veprën tek shteti.

E vërteta në fakt është krejt tjetër. Së pari, ministria e drejtuar nga Damian Gjiknuri nuk ka firmosur asnjë kontratë të asnjërit prej inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe as Tiranës. Në pamundësinë për ta përfshirë në këtë çështje, LSI ka tentuar indirekt të shfrytëzojë elementin e prodhimit të energjisë duke përdorur dy spekulime.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk ka lëshuar koncesion të dytë kompanisë së inceneratorit. Në zbatim të kontratës që kompania kishte në fuqi me Ministrinë e Mjedisit, të miratuar nga qeveria, ajo kishte fituar të drejtën për të ndërtuar impiantin sëbashku me pjesën e teknologjisë që bën shndërrimin e mbetjeve në energji elektrike.

Në zbatim të kësaj kontrate, Ministria e Energjisë kishte detyrimin ligjor për të autorizuar dhe hapur rrugën e licensimit të shoqërisë “ALBTEK ENERGY” shpk. për prodhimin dhe tregtimin e energjisë. Njësoj si dhe autorizimet e tjera që jepen për gjenerim energjie edhe në burimet e gjenerimit nga uji, kjo e drejtë lëshohet për 25 vite. Pra, kompania autorizohet të prodhojë dhe të shesë energjinë elektrike të prodhuar nga përpunimi i mbetjeve.

Në përfundim të kontratës koncesionare, pra në përfundim të periudhës 7 vjeçare të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit, kjo vepër transferohet në administrim të Bashkisë së Elbasanit. Kjo e fundit merr në pronësi veprën dhe fiton automatikisht edhe të drejtat e fituara nga kompania në raport me asetin.

Pra, koncesionari transferon inceneratorin bashkë me kompaninë dhe autorizimin që ka “ALBTEK ENERGY” shpk për prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike. Të ardhurat që gjenerohen nga prodhimi i energjisë elektrike pas marrjes në dorëzim të inceneratorit nga Bashkia e Elbasanit shkojnë tek Bashkia dhe koncesionari nuk ka më lidhje me asgjë pas periudhës 7 vjeçare.

Pra e gjithë gurguleja se kompania e inceneratorit kishte marrë koncesion të dytë dhe të drejtën për të tregtuar energjinë për 25 vite, edhe pas përfundimit të afatit të koncesionit, rezulton të jetë një flluskë sapuni.

Megjithatë mbetet të presim nëse LSI ka fakte ndaj akuzave të deritanishme, ndaj mazhoranca të mos gëzohet para kohe, pavarësisht se në këtë rast akuzat bien. /Nga Nilda Halili/ Koha Jone

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In