• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Akuzat e Bashës për fshehje të numrit të vdekjeve, Tomini: E pamundur, familjarët pyeten nëse duan autopsi

21/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Akuzat e Bashës për fshehje të numrit të vdekjeve, Tomini: E pamundur, familjarët pyeten nëse duan autopsi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sa kushton Covid 19, terapia, vaksina dhe rimbursimi i pacientëve ishin temat e diskutimit në studion e emisionit “Java në RTSH” këtë të premte. Shefja e Survejancës pranë ISHP, Eugena Tomini, tha të premten mbrëma se në spitale ka ende 20% të kapaciteteve të pashfrytëzuara dhe se spitali Covid4 nuk është hapur ende. Ajo shtoi se një karantinë si ajo e marsit do të ishte zgjidhja e fundit.

“Puna e autoriteteve sa i përket situatës me pandeminë është e vështirë dhe e komplikuar. Aktualisht janë me dhjetëra njësi në terren që merren me hetimin epidemiologjik. Covid është një shqetësim mbarëbotëror” – tha ajo.

Lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, se spitalet po fshehin vdekjet e pacientëve të infektuar, Tomini u tregua e prerë. Ajo tha se për rastet e humbjeve të jetëve zbatohet protokolli dhe se nuk ka asnjë fshehje shifrash.

“Si mjeke po ju them se nuk mundemi që të fshehim apo tjetërsojmë një vdekje për arsye se nga ana ligjore dhe asaj profesionale nuk më lejohet që në mbylljen e kartelës kundrejt morgut të bëj një veprim të tillë. As unë dhe as kolegët e mi e kemi të pamundur ta bëjmë diçka të tillë” – tha Eugena Tomini.

Ajo shtoi në studion e “Java në RTSH” se çdo rast shoqërohet me skedën e vdekjes dhe nga ana tjetër çdo familjar pyetet nëse duan autopsi në rast të dyshimeve.

Ndërkohë duke u ndalur te paketat e rimbursimit të medikamenteve, deputetja Milva Ekonomi u shpreh se ky proces nis që këtë vit duke përdorur buxhetin e vitit 2020.

Ajo shtoi se në rimbursim do të përfshihen vetëm të prekurit që nga momenti kur ka dalë vendimi i qeverisë.

“Pandemia na tregoi se e-Shërbimet i përkasin qytetarit të Shqipërisë. Unë mendoj që në këtë moment ajo që na duhet fokus i fortë te shkenca. Shkenca e ka të panjohur kovidin, por e ka më të njohur sesa njerëzit e thjeshtë.

Prandaj edhe pretendimet e opozitës nuk mund t’i diskutojmë në hapësira të tjera. Sepse grupi i ekspertëve dhe njohësve të Covid është një dhe janë të grumbulluar. Shkenca mbron qendrimin e vet dhe duhet të jetë qeveria që të ndjekë mendimin e shkencës” – tha Ekonomi.

Nga ana tjetër, përmes një lidhje Skyp, pediatrja Gjeorgjina Kulli apeloi që prindërit të rrinë në kontakt me mjekët e familjes dhe pediatrit kur kanë fëmijë të infektuar. Anëtarja e Komitetit Teknik shtoi se pediatria po bën më të mirën për të gjithë pacientët e vegjël.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In