• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktorja ikonë Aishe Stari edhe sot në 84 vjetorin e lindjes ka mbetur një “star” që nuk shuhet

21/05/2024
in Nostalgji
A A
Aktorja ikonë Aishe Stari edhe sot në 84 vjetorin e lindjes ka mbetur një “star” që nuk shuhet
4.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja e mirënjohur e Estradës dhe Teatrit, “Artiste e Merituar”, “Mjeshtre e Madhe” Aishe Stari feston sot ditëlindjen e saj të 84-të

Aishe Stari, një nga aktoret më simpatike të trupës së Estradës dhe Teatrit të Durrësit, ka lindur më 21 maj 1940. Ajo kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës, në vitet 1960-1964.

Pas përfundimit të tyre filloi punë në Estradën Profesioniste të Durrësit ku nën drejtimin e “Nderit të Kombit”, Gjergj Vlashi e më pas “Mjeshtrit të Madh” Haxhi Rama, nuk u largua më kurrë deri sa doli në pension.

Në veprimtarinë e saj artistike është dalluar për rolet pikante të zhanrit komik. Kujtojmë se vitet 1960-1990 Estrada e Durrësit ishte një nga më të mirat në vend dhe turnetë e saj në Shqipëri priteshin me shumë interes. Përmes saj, Aishja luajti mjaft role në zhanre e lloje të ndryshme të teatrit të estradës, si në komedi, skeçe, monologë, dialogje, pantomima, kuplete dhe parodi. Në vitet 1965-1985 luajti dhe disa role karakteri në kinematografi.

Kujtojmë këtu rolet në filmat “Udhëtim në pranverë” me skenar nga Gjergj Vlashi dhe regji të Qerim Matës, “Fijet që priten” me regji të Muharrem Fejzos, “Fundi i marrëzisë” dhe “Dashuri me krisma” nën regjinë e Arian Çuliqit.

Ndërsa pas viteve ’90, ajo spikati në interpretimin e përrallave në disa radio dhe televizione private. E vlerësuar me titullin “Artiste e Merituar” & “Mjeshtre e Madhe” ajo ruan ende energji dhe një kujtesë të fortë.

E thotë me dhimbje që nuk i ka numëruar rolet e saj dhe që nuk ka një arkiv të saktë të tyre në shtëpi. “Nuk i kam numëruar dhe ndoshta kam bërë gabim”, thotë Aishja. Teksa çdo vit kujton se bënin 5 premiera, ku çdo aktor luante 4 ose 5 role. Kujtojmë se ajo kishte role kryesore në shfaqjet e njohura të estradës, të tilla si: “Kutia magjike” (1965), “Fletërrufe” (1966), “Kalitja” (1967), “Vetjaket” dhe “Zjarr mbi thashethemet”, (1970), “Kush e ka radhën?” (1971), “Rrugë të mbarë, shoku Xhemil” (1975), “Kërkohet një dhëndër dhe “Komedi muzikore” (1978), “Kujtime të paharruara”, “Shikoje veten në pasqyrë” dhe “Në studion e televizionit” (1979), komedia “I sëmuri për mend”, “Shih e shkruaj” (1984), “Mirëmëngjesi” (1986), komedia “Mashtruesi” etj.

Pas viteve ‘90 rivjen në skenë me “Alo Estrada” (1996) “DVD-06”, (2006) “Dashuri e dytë e moshës së tretë” (2011), të gjitha këto nën firmën e “Mjeshtrit të Madh”, Haxhi Rama, “Tango”, të Slavomir Mrozhek” (2008), “Endrra e një nate vere” nga Shekspir (2013) me regji të Driada Dervishi, dhe në disa produksione të Studios së Baletit “Arian Plaku”, “Princesha mbi bizele”, “Kopelia” etj, ku Aishja ka patur role kryesore në këto shfaqje musical.

Edhe 100 vite te tjera Aishe.

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In