• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aktorja dhe bashkëshorti i saj dhurojnë shtretër spitalorë, zjarrfikëse dhe autoambulanca Shqipërisë për të përballuar Covid-19

13/12/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
A A
Aktorja dhe bashkëshorti i saj dhurojnë shtretër spitalorë, zjarrfikëse dhe autoambulanca Shqipërisë për të përballuar Covid-19
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler vijon kontributin e saj në ndihmë të institucioneve shqiptare për përballimin me sukses të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ajo ka dhuruar 40 shtretër dhe orendi të tjera spitalore, autoambulancë, gjashtë furgona, dy zjarrfikëse dhe pajisje informatike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Gjesti është vlerësuar shumë nga Ambasada Shqiptare në Zvicër.

Përmes Këshilltarit të saj në Bernë, z.Valon Gashi, Ambasada shprehu mirënjohjen për familjen Blättler, “e cila gjatë këtyre viteve nuk ka reshtur së ndihmuari institucione të ndryshme shqiptare dhe njëkohësisht vijon të kontribuojë në promovimin e artit e kulturës shqiptare në Zvicër”.

Vetë znj. Dhimojani Blättler, u shpreh në rrjetet sociale se prej kohësh ka kontribuar modestisht për të ndihmuar Himarën dhe Shqipërinë dhe falenderoi bashkëshortin Stefan Blättler për mbështetjen e këtyre nismave humanitare.

Në shtator të këtij viti familja Blättler dhuroi respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Zhaklina Dhimojani Blättler është e njohur për rolet e saj në filmat e para viteve ’90, filmi ‘Mimoza Llastica’ . Ajo ka jetuar prej thuajse 30 vitesh në Itali e Zvicër.

Pikërisht në Bernë, është drejtuese e Sektorit të Marrëdhënieve me Ballkanin pranë “PPCE”, zyrë konsulence e fokusuar në çështjet e sigurisë publike dhe private, kulturës dhe turizmit.

Që nga zgjedhjet e qershorit 2019, Znj. Dhimojani Blättler është anëtare e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake.

Pas përvojës së saj të gjatë jashtë vendit ajo dëshiron të kontribuojë për zhvillimin e Bregut dhe gjithë Shqipërisë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In