Seriali më i ri në Turqi titullohet ‘Nefes nefese’ ku luan aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ka marrë famë atje. Nik luan rolin e një terroristi me emrin Boran dhe shfaqet me një pamje krejt ndryshe. Nik xhelilaj luan krah aktorëve të njohur turq si Melisa Senolsun dhe Sukru Ozyildiz.
Ditën e sotmë Nik ka postuar një pjesë nga episodi i katërt i këtij seriali ku shfaqet duke u zënë me personazhin kryesor për vajzën që duan të dy. Në një moment aktori flet shqip dhe krenohet që ka arritur të flas shqip në një serial turk.
Pak kohë më parë në një intervistë ai tha se personazhi që do të luaj atje është një djalë shqiptar me origjinë nga Prizreni. “Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”- ka thënë Xhelilaj.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që aktori Xhelilaj, bëhet pjesë e një prodhimi serialesh turk. Kujtojmë këtu se ai ka qënë pjesë e dy prodhimeve, Kayıp Şehir-Lost City më 2012 dhe Her Sevda Bir Veda më 2014.