• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Akademia e Shkencave debaton me Bratajn: Numri i të infektuarve në vend është rreth 600 mijë! Ja si u krye studimi

13/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Akademia e Shkencave debaton me Bratajn: Numri i të infektuarve në vend është rreth 600 mijë! Ja si u krye studimi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akademia e Shkencave i është përgjigjur dje zyrtarisht shefit të Urgjencës Skënder Brataj mbi studimin e përhapjes së Covid në vend. Kreu i Urgjencës Brataj, ka hedhur poshtë studimin se gjysma e Tiranës ka fituar imunitet ndaj virusit.

Në postimin e bërë nga akademia thuhet se ky reagim vjen për skeptikët dhe i përgjigjet disa pikëpyetjeve të ngritura rreth besueshmërisë së rezultateve të këtij studimi. Teksa i referohet studimit në shkrimin e publikuar akademia thotë se raporti është konsultuar edhe me operatorë të shërbimit shëndetësor, ndërsa theksohet se nga të dhënat e nxjerra numri i të infektuarve në vend është rreth 600 mijë, shifër e cila përkon edhe me studimin e kryer nga akademia.

“Ky raport është pohuar edhe nga operatorë të shërbimit tonë shëndetësor, që kanë njoftuar përmes medias se, megjithëse numri i individëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë ishte rreth 60.000 në fund të vitit 2020, numri real i individëve të infektuar në vend duhet të jetë afër 600.000.

Duke qenë se në Tiranë është diagnostikuar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostikuar me Covid-19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seroprevalencën 49.6 për qind të infeksionit Covid-19 në qytetin e Tiranës konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, thuhet në postim. Po ashtu në shkrim thuhet se studimi është realizuar nga ekspertë dhe se është bërë për të njohur realitetin në vend sa i përket virusit.

Ndër të tjera, akademia sqaron se studimi në fjalë është kryer me të njëjtat procedura kërkimore me të cilat është bërë hulumtimi epidemiologjik i shkallës së prekjes së popullatës nga Covid-19 në një shumicë vendesh të Europës. “Studimi mbi seroprevalencën e virusit Sars-Cov-2 në popullatën shqiptare të qytetit të Tiranës, realizuar nga ekspertë të Akademisë së Shkencave, është kryer për të njohur realitetin dhe për të ndihmuar në parashikimin e pritshmërive të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jo për të krijuar gjendje të caktuara iluzive, qofshin euforike, qofshin në anën e kundërt.

Studimi nuk ka karakter diagnostikues, por verifikues për situatën reale të shtrirjes së infeksionit nga Covid-19. Niveli i teknologjisë së testimeve imunologjike të përdorur në këtë studim është i njëjtë si në shumicën e vendeve të Europës apo SHBA”, thuhet në postim.

Fazat e studimit

Akademia e Shkencave po ashtu bën me dije edhe fazat në të cilat ka kaluar studimi. Sipas saj studimi ka pasur 3 faza ku përmendet publikimi i të dhënave, përgatitja e raportit si edhe publikimi përfundimtar. Po ashtu theksohet se të dhënat e nxjerra nga ky studim kanë qenë të mjaftueshme për të dalë në përfundimet në të cilat ka dalë studimi. “Studimet e kryera nga ekspertë të Akademisë së Shkencave kalojnë nëpër të njëjtat faza si të gjitha studimet që janë duke u zbatuar gjerësisht në botë në kushtet e pandemisë:

1. Publikimi i të dhënave paraprake apo operative; 2. Përgatitja e raportit shkencor dhe publikimi i tij në “pre-print”; 3. Publikimi përfundimtar i raportit shkencor të rishikuar nga kolegë ekspertë, një proces që kërkon shumë muaj. Në komunikimet e deritashme janë ofruar aq të dhëna sa janë të nevojshme për të kuptuar gjendjen nga opinionet publike. Të dhëna të tjera janë të mundshme të këshillohen nga specialistë ose operatorë të administratës së shërbimit shëndetësor edhe para përfundimit të fazës së tretë, të nxjerrjes së konkluzioneve të studimit”, bëhet me dije në postim.

Sakaq, duke iu referuar raporteve botërore në postimin e akademisë thuhet se numri i të infektuarve real me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me Covid-19 evidencuar nga shërbimi shëndetësor, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve depstiuese serologjike.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In