“ Ai nuk duhej të shkonte në Miami , ai duhej të shkonte me Elton John në Rivierën Franceze. Por ai donte të shkonte në Nju Jork , jo shumë larg Majamit. Ai nuk pritej të shkonte në Majami, përkundrazi duhej të ishte ndjerë ashtu ”, vëllai i Gianni Versace kujton ende me dhimbje vdekjen e stilistit.
Ishte data 15 korrik 1997 kur mbërriti një lajm i tmerrshëm që tronditi të gjithë audiencën e modës, por jo vetëm. Gianni Versace u vra teksa kthehej nga shëtitja e përditshme me gazeta nën krah. Vrasësi po e priste përpara shtëpisë së tij në Miami Beach, Florida dhe ishte aty përballë portës së Casa Casuarina (siç e kishte riemërtuar projektuesi rezidencën e tij) që arma e tij qëlloi në Versace.
Santo Versace , vëllai i stilistit, i ka kujtuar ato momente sot si i ftuar në Domenica In. “Unë isha në Hassler. Në një moment ka mbërritur duke qarë presidenti i atëhershëm i Dhomës së Modës, i cili tha se Gianni Versace kishte vdekur. Unë iu përgjigja: ‘Xhani është i pavdekshëm’. Nga atje u nisëm për në Ciampino dhe kur arritëm në Miami donim të shihnim trupin e Gianni-t.
Në atë moment u bëra i vetëdijshëm se ai me të vërtetë nuk ishte më aty. Unë isha ai që vendosa për djegien. Nga gushti 1997 deri në tetor 2021, çdo fundjavë të lirë shkoja në shtëpinë tonë në liqenin e Komos dhe qaja.”
Libri “Vëllezërit, një familje italiane”, të cilin ai e shkroi, ishte rruga për t’u mbyllur përfundimisht me të shkuarën dhe për të lënë pas atentatin në Miami, ku humbi jetën vetë Gianni Versace. “ Prindërit tanë rrënjosën vlera të jashtëzakonshme tek ne, duke përfshirë atë të ndihmës gjithmonë të të tjerëve ”