• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Afganët, Berisha dhe talebanët… e Shqipërisë

15/08/2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Afganët, Berisha dhe talebanët… e Shqipërisë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Një lajm i trishtë për botën sot, e një lajm tejet i gëzuar për shqiptarët! Bota lajmëronte, se sot, talebanët morën kontrollin e Afganistanit dhe të gjithë pikave kufitare të vendit, që përkon me debatin se Shqipëria zgjodhi të strehoj refugjatët afgan në Shqipëri.

Për shkak se vendi ynë ka pasur dhe do t’i ketë aleat strategjik Shtetet e Bashkuara… e duke qenë vend anëtarë i NATO-s, kemi detyrime karshi partnerëve tanë më të mëdhenj kur ata kanë nevojë për ne, e në rastin konkret… për fare pak.

Por, ajo çfarë nuk u diskutua aspak sot, ishte mesazhi në deklaratën e Lulzim Bashës, i cili pas disa muaj “apatie”, pranoi me hir apo me pahir se: “Shqipëria është partnere strategjike e SHBA”, e duke qenë se ka detyrime, atij dhe PD-së i lindin dhe përgjegjësitë.

Kjo deklaratë e Bashës për “afganët” nuk ishte krejt rastësore, por disi e imponuar për të treguar pozicionin e tij në këtë histori, sepse askush nuk po e pyet atë a do i strehojë në SHQUP refugjatët politikë.

E thënë ndryshe, Basha sapo braktisi Berishën në fatin e tij dhe e pranoi publikisht, se është kundër futjes së tij në Parlament, duke qenë se i qëndron besnik të gjitha detyrimeve që ka ndaj partnerit strategjik. Pra mesazhi i Bashës nuk kishte asnjë lidhje me afganët apo talebanët, por ishte një përgjigje e disa pikëpyetjeve, që prej 19 Majit i qëndrojnë kokëfortë mbi tavolinë.

Ndaj sërish e ka të pamundur të mos bëj idiotin, e të thotë se Shqipërisë i rrezikohet identiteti kombëtarë pas ardhjes së refugjatëve afgan apo irakian, etj, si pasojë e shpopullimit të vendit nga keqqeverisja “e pakicës”, pra qeverisë.

Pas shkëputjes së fundit të Bashës nga fronti i talebanëve të Shqipërisë, të vetmit që po vendosin në pikëpyetje marrëdhënien me partnerin tonë strategjikë, janë vetëm disa “talebanë mediatik e politik” të Shqipërisë, që dehen nëpër mejhane e trimërohen pas gotës së rakisë, si lepuri që u thoshte të gjitha kafshëve, se po “mpreh dhëmbët” se do ha luanin, e kur e degjoi luani dhe e pyeti se çfarë po bënte, ai i tha se po “shkul dhëmbët”… se kisha filluar të këpus broçkulla.

E gjithë kategoria e mësipërme e di fare mirë që janë në teh të briskut, edhe sillen si akrobat, ngaqë u pëlqen të kërcejnë hu më hu, derisa të bien në hurin e… drejtësisë ose të qytetarëve!/Ekskluzive.al

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In