• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A po i bashkohet “llumi” Foltores, sipas Bashës?! Flamur Noka dhe familjarët e tij biznesmenë, kanë marrë 5 hyrje në Tiranë e Sarandë, me mashtrim si “të varfër e pa strehë”! (Dokumenti)

21/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
A po i bashkohet “llumi”  Foltores, sipas Bashës?! Flamur Noka dhe familjarët e tij biznesmenë, kanë marrë 5 hyrje në Tiranë e Sarandë, me mashtrim si “të varfër e pa strehë”! (Dokumenti)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas deklaratës së Lulzim Bashës, se në foltoren e Sali Berishës po shkon “llumi” i ish-qeverisjes, reagoi Flamur Noka, duke thënë se do të jepte dorëheqjen nga politika e mandati i deputetit, nëse në foltore do zbulohej qoftë edhe 1 ish-drejtues “llum”, që ka bërë korrupsion gjatë pushtetit të PD. A quhet “llum” dhe a do dorëhiqet nga politika e si deputet?

Pas deklaratës së Lulzim Bashës, se në foltoren e Sali Berishës po shkon “llumi” i ish-qeverisjes, reagoi Flamur Noka, duke thënë se do të jepte dorëheqjen nga politika dhe mandati i deputetit, nëse në foltore ka 1 ish-drejtues “llum”, që ka bërë korrupsion gjatë pushtetit të PD.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
-Lexo edhe:
Pse PD e “ka qepur gojën” për emërimin e kryehajdutit të QSUT Enkelejd Joti, në krye të RTSH?
Avokatët e olhokratëve dhe Frika

Sipas dokumenteve që po publikon “Pamfleti”, rezulton se Flamur Noka, është një nga ish-zyrtarët “llum” të pushtetit 2005-2013 të PD, i cili ka përfituar padrejtësisht e me dokumente false, 5 apartamente banimi në Tiranë e Sarandë për veten dhe familjarët e tij, me gjoja status “Të pastrehë e familje të varfëra”.

Nuk janë shpifje kundër figurës politike të Mulit, por janë vendime zyrtare, të firmosura nga dy drejtorët Ilirjan Proko e Arben Qirjako dhe nga Kryetari i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Orhan Sakiqi, në kohën kur Flamur Noka ka qenë vetë zv/kryetar bordi.

Më 12 mars 2007, me Vendim Nr.25, Nr 277 Prot., Enti Banesave i ka dhënë Flamur Nokës, 50 milionë lekë për strehim në Tiranë, duke e trajtuar si “rast emergjent për strehim”, ku sipas përcaktimit në vendim, rezulton se ka votuar edhe vetë.

Referuar deklarimit pasuror që ka bërë, rezulton se Flamur Noka nuk ka qenë i pastrehë, por ka patur apartament 83.7 m2 te Rruga “Andon Zako Çajupi”, madje nuk ka qenë as i varfër, sepse ka patur disa llogari bankare, madje ka marrë dhe 30 mijë Euro kredi për blerje makine.

Ndërsa dy vëllezërit e tij, njeri më banim në Belgjikë, tjetri në Kukës, motra me banim në Kukës dhe kunata belge me banim në Belgjikë, po në vitin 2007 bashkë me Mulin, kanë marrë apartamente banimi në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave, duke përdorur letra false si gjoja të pastrehë e familje në nevojë.

Vëllai i tij që jeton në Belgjikë, ka marrë apartamenet 121.67 m2 në Sarandë; mirëpo po në të njëjtin pallat, ka marrë apartament 62.83 m2 dhe bashkëshortja e tij Lucina M.G. Faktet, banuese në Lede-Belgjikë dhe pa shtetësi shqiptare, por e trajtuar si e pastrehë e varfër në Sarandë.

Dhe vëllai tjetër, Mevlan Noka nga fshati Novaj Kukës, ka marrë nga Enti i Banesave, hyrje 62.83 m2 po në të njëjtin pallat në Sarandë, me dokumente si “i pastrehë dhe familje e varfër”.

Po kështu, Lule Basha (Noka), motra e Flamur Nokës me banim në Kukës, ka marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, apartament 62.83 m2 po në të njëjtin pallat në Sarandë, me dokumente si “e pastrehë dhe familje e varfër”.

Këto 4 apartamente në Sarandë, i kanë marrë si familje të varfëra, mirëpo në kontratat me Entin Kombëtar të Banesave, thuhet se pagesat i kanë bërë brenda ditës me para në dorë; konkretisht me vlerë 3.2 milionë lekë apartamentet 62.83 m2 dhe me vlerë 5.9 milionë lekë apartamenti 121.67 m2.

FAKT/ Në muajin gusht 2012, vetëm 3 muaj pasi u emërua Ministër i Brendshëm, nga i varfër me banesë sociale, Flamur Noka bleu një apartament 190 m2 te pallati i kuq te Liqeni Artificial i Tiranës, ndërsa pas 8 muajsh bleu dhe një vilë 580 m2 në Lalz.

Faktet provojnë, se Flamur Noka është një nga ata ish-drejtues, që Lulzim Basha i quajti “llumi” i pushtetit të PD, të cilët po mbrojnë Saliun, pas vendimit “non grata” që i stampoi DASH.

A do jap Muli, dorëheqje nga mandati i deputetit dhe nga politika, siç deklaroi publikisht, apo do qëndrojë deri sa ta thërrasë SPAK-u?/Pamfleti

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In