• Kontakt
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A kanë rrezet ultraviolet efekt në epideminë Covid-19? Studiuesit italianë publikojnë te dhënat e fundit

16/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Koronavirusi, shkenca në garë kundër kohës: Kurë apo vaksinë?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti italian shprehet se virusi që shohim sot është i njëjtë me atë të shkurtit dhe të marsit. Mirëpo sëfundmi po përflitet se rrezet ultraviolet kanë efekt në pandeminë e koronavirusit.

A kanë rrezet ultraviolet efekt në epideminë Sars-CoV-2?

Përgjigja është po, sipas një ekipi italian të përbërë nga mjekë dhe astrofizikanë, pjesë e Universitetit të Milanos, Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF) dhe Instituti Kombëtar i Kancerit, që po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në lidhje me këtë temë.

Mario Clerici, pjesë e ekipit të studiuesve dhe profesor i Imunologjisë në Universitetin e Milano-s, si dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnoçhi, tha se:

“Në fillim ata kishin përdorur llampa me rreze UV të tipit C, ato që nuk arrijnë të mbërrijnë në tokë sepse bllokohen nga atmosfera.

Gjatë eksperimentimeve të kryera, për të simuluar pika që mund të lëshohen gjatë tështimës apo të folurit, u vendosën nën këto lloj llampash pika te lëngshme të madhësive dhe në tre doza të ndryshme që përmbanin Sars-CoV-2

Në të tre rastet, ngarkesa virale u çaktivizua brenda disa sekondave në 99.9% nga një sasi e vogël e rrezeve UV të tipit C.”

Mario Clerici tha gjithashtu se studiuesit kishin kryer eksperimente edhe me rrezet UVA dhe UVB, domethënë ato që mbërrijnë në sipërfaqen e tokës.

‘Rezultatet ishin shumë të ngjashme, por ne ende po punojmë mbi to dhe për këtë arsye nuk janë vënë ende në dispozicion të komunitetit shkencor”

Clerici u shpreh se “Duke u nisur nga këto të dhëna, atëherë e pyetëm veten nëse ekziston një lidhje midis rrezatimit diellor dhe epidemisë Covid-19. Puna e astrofizikantëve ka qenë të mbledhë të dhëna për sasinë e dritës së diellit në 260 vende, nga 15 janari deri në fund të majit. Korelacioni me trendin e epidemisë Sars-CoV-2 rezultoi pothuajse e përsosur: sa më e ulët sasia e UVA dhe UVB, aq më i madh është numri i infeksioneve.

Kjo mund të shpjegojë pse në Itali, tani që është verë, kemi pak raste dhe pak njerëz me simptoma, ndërsa disa vende në hemisferën tjetër – siç janë ato të Amerikës së Jugut, ku është dimri – po përballen me pikun e pandemisë. Tre raste që nuk mund të quhen përjashtimore janë Bangladeshi, India dhe Pakistani ku, megjithë klimën e nxehtë, retë musone bllokojnë rrezet e diellit dhe për këtë arsye epidemia po zgjerohet. Theksoj që, në analizën e kolegëve të astrofizikës, janë marrë në konsideratë edhe variabla të tjerë, siç është përdorimi i maskave dhe distancimi ndërpersonal ”.

I pyetur nëse mund të jemi të qetë për të shkuar në plazh, edhe pa maska, Clerici tha se ‘Eksperimentet tona çojnë në pohimin e kësaj, pa dyshim. Pikat e Covid që mund të emetohen nga një subjekt i mundshëm pozitiv, goditen nga rrezet e diellit dhe ngarkesa virale çaktivizohet në pak sekonda. Kjo mund të vlejë edhe për sipërfaqe të të gjitha llojeve të kontaminuara me Covid”.

Ai tha gjithashtu se në hapësira të mbyllura mund të përdoren për dezinfektim edhe llampat UV, me sais minimale dhe për një kohë të shkurtër. Mund të përdoren përshembull në kinema, dyqane, zyra dhe madje edhe në shkolla.

Në lidhje me mundësine e një vale të dytë infeksioni në vjeshtë dhe dimër, autoriteti Italian tha se ‘Virusi që shohim sot është i njëjtë me atë të shkurtit dhe marsit. Nuk ka pësuar mutacione në gjenomin e tij. Me shumë mundësi do të ketë një valë të dytë. Ngadalësimi apo përshpejtimi i epidemisë vjen kryesisht për arsye mjedisore “.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Mjeshtrit të madh, “Artistit të Popullit” Ndrek Luca në përvjetorin e ndarjes nga jeta , skena dhe ekrani!

Në kujtim të Mjeshtrit të madh, “Artistit të Popullit” Ndrek Luca në përvjetorin e ndarjes nga jeta , skena dhe ekrani!

14/01/2026
Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In