• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A është Meta i trembur nga shkarkimi?! Del hapur kundër reformës: Sulmon Dvoranin, Ramën dhe Parlamentin në shkresën për Venecian

24/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
A është Meta i trembur nga shkarkimi?!  Del hapur kundër reformës: Sulmon Dvoranin, Ramën dhe Parlamentin në shkresën për Venecian
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet shkresa që presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”. Përzgjedhja e anëtarëve për në Gjykatën Kushtetuese është kthyer në arenë debati mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani e Parlamentit.

Kreu i shtetit akuzon qeverinë se po tenton të kapë Kushtetuesen dhe se sipas tij po pengohet qëllimisht ngritja dhe funksionimi normal i Kushtetueses.

Kreu i shtetit publikoi dje letrën që i drejtoi Venecias, ku ajo që bie në sy është përsëritja e akuzave në drejtim të kreut të KED Ardian Dvorani, kryeministrit Edi Rama, por edhe Parlamentit. Në shkresën e tij për në Venecia, Meta ka dërguar edhe informacione të cunguara për t’u “shfajësuar” për veprimet e tij në zgjedhjen e një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese jashtë afatit kohor të përcaktuar me ligj dhe jashtë listës së tre të parëve të renditur nga KED, të përcaktuar në Kushtetutë. Kërkesën e tij për Venecian, ai e nis me akuzën që sipas tij, institucioni kryesor i keqzbatimit të reformës në drejtësi është pikërisht Kuvendi, tashmë mono-partiak.

“Vetëm dy muaj pas Opinionit të Komisionit të Venecias, Kuvendi i drejtohet sërish Komisionit më 30 dhjetor 2019 për një tjetër opinion. Qëllimi i pafshehur i Kuvendit është të tentojë sërish mbulimin e vendimit për shkarkimin e Presidentit nën siglën e Komisionit të Venecias, dhe kapjen politike edhe të Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e bashkëpunimit nga Kuvendi i Shqipërisë me Presidentin e Republikës në këtë proces, është evidente dhe e mirëdokumentuar”, tha Meta.

Sulmet ndaj Dvoranit

Por në shkresën drejtuar Vernecias, Meta sulmon ashpër kreun e KED. Ndonëse është shkresë zyrtare, ajo ngjason me kërkesë-padinë që kreu i shtetit depozitoi në prokurori për Ardian Dvoranin. Në ripërsëritje të argumentit, Meta shprehet se Dvorani është në shkelje të Kushtetutës, pasi sipas tij ai nuk ka publikuar procesverbalet e mbledhjeve, si dhe botoi në Fletoren Zyrtare emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Kushtetueses.

“Dërgimi për botim në Fletore Zyrtare i këtij akti nga Kryetari i KED Ardian Dvorani synoi të krijonte idenë e rreme se KED e pati diskutuar këtë çështje në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019 dhe pati vendosur publikimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të tij nr. 132, datë 21 shtator 2019, në funksion të mekanizmit zhbllokues që parashikon ligji. Ky qe një tjetër inskenim nga Ardian Dvorani, pasi në të vërtetë, KED as në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019, dhe as në ndonjë mbledhje tjetër, nuk mori ndonjë vendim të kësaj natyre dhe as ka diskutuar mbi këtë çështje”, tha Meta.

Pasi ai ka përsëritur akuzat për dy KED (2017 dhe 2018) që nuk arritën të mblidhen, që sipas Metës për shkak të presionit të mazhorancës, ai është ndalur dhe te procesi i KED 2019 për renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese. Një nga argumentet që ngre është fakti se KED përzgjodhi si kandidatë persona që ende nuk e kishin kaluar dhe shkallën e dytë të vetingut, ku përmend emrin e Besnik Muçit dhe Regleta Panajotit. Por, si pa dashje, ai nuk përmend emrin dhe të Marsida Xhaferllarit, e cila në kohën e përzgjedhjes dhe ajo ishte pa e kaluar vetingun në shkallën e dytë, pavarësisht se pas zgjedhjes së saj nga Meta si anëtare e Kushtetueses, u tërhoq nga kjo çështje, duke përfituar nga fakti se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk i nënshtrohen procesit të vetingut, pasi zgjidhen në këtë detyrë.

Akuzat për mazhorancën

Por akuzat e Metës në shkresën e Venecias ishin edhe në drejtim të kryeministrit Rama, që sipas tij ka shantazhuar KED për mosplotësimin e vakancave në Kushtetuese. Sipas tij, mazhoranca socialiste është e vendosur për të kapur me çdo kusht të gjitha emërimet në Gjykatën Kushtetues./SOT/ELISJEDA KIKO

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In