Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa doli nga GJKKO pas seancës prej disa orësh ku u paraqit mbrojtja për akuzat që ka ngritur ndaj tij prokuroria,tha se e ka bërë detyrën e tij shumë më mirë nga ata që kanë qenë dhe ata që janë.
I pyetur a do rikthehet në politikë, Tahiri tha se nuk ka ikur dhe se nuk e tundon politika.
“Saimir Tahiri nuk ka ikur. Kjo historia e politikës nuk më tundon siç nuk më ka tunduar në momentin që ika nga deputet për t’u përballur me drejtësinë. Kur nuk më ka tunduar, detyra si deputet sigurisht që nuk e bën dot ti”, u shpreh ish-ministri.