Marika Kallamata u lind më 17 nëntor 1930 në qytetin e Fierit. Ajo filloi punë në Teatrin Kombëtar në Tetor të vitit 1950.
Mes 1958-1963, u diploma në degën e dramaturgjisë, në Tiranë. Në karrierën e saj znj. Kallamata numëron mbi 60 role në teatër dhe 16 në filma, ku mund të veçojmë Aspasinë te “Karnavalet e Korçës” dhe Ortensian te “E zonja bujtinës”.
Marika Kallamata i dedikoi jetën e saj teatrit për më shumë se tre dekada dhe për këtë përkushtim u vlerësua me titujt “Naim Frashëri – Klasi i Tretë ”, “Naim Frashëri – Klasi i Dytë”, “Naim Frashëri – Klasi i Parë” dhe më 1985 dekorohet me Titullin “Artiste e Merituar”.
Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me interpretimin e saj. Fatkeqësisht, më 23 dhjetor 2019 ajo u nda nga jeta.









