• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Policët mes brohorimash heqin uniformat: Serbët braktisin institucionet e Kosovës!

06/11/2022
in Diaspora
A A
Policët mes brohorimash heqin uniformat: Serbët braktisin institucionet e Kosovës!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mënyrë demonstrative dhe mes duartrokitjesh, policët serbë në Kosovë kanë hequr uniformat në mesin e një bojkoti masiv që komuniteti serb po i bën të gjitha institucioneve në vend.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, njoftoi se ky hap u ndërmor në shenjë proteste ndaj pezullimit të Drejtorit të policisë për veriun, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi të zbatonte vendimin e Prishtinës zyrtare për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës, ndërsa është e qartë se ai më gjerë reflekton pakënaqësinë me planin e ekzekutivit kosovar për targat në tërësi.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës. Vendosëm po kështu që serbët të largohen edhe nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri të vendit.”

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë. Lista Serbe ka një post ministror në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në parlamentin e Kosovës, kjo parti që gëzon mbështetjen e presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka 10 vende të rezervuara për komunitetin serb. Në të njëjtën kohë që serbët rrezikojnë ta shtyjnë jetën politikë të Kosovës në një krizë të re, qeveria në Beograd zhvillonte një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën, ku Vucic mësohet të ketë thënë pas takimit se Serbia nuk do të heqë dorë nga “politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, deklarata këto që kontrastojnë qartë me zhvillimet e sotme.

Nuk ka ndihmuar shumë me sa duket dhe takimi që presidenti serb pati një ditë më parë me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili u shpreh se palët kishin rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen. “Shpresoj që te gjithe të tregojnë përmbajtje për siguri dhe stabilitet. Dhuna duhet të shmanget”, theksonte Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In