• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sociale

Rrëfimi i vajzës italiane që la vendlindjen për të jetuar dashurinë e saj në fshatin Bërxullë të Tiranës:‘Historia jonë e dashurisë nisi në moshën 14-vjeçare

12/10/2022
in Sociale
A A
Rrëfimi i vajzës italiane që la vendlindjen për të jetuar dashurinë e saj në fshatin Bërxullë të Tiranës:‘Historia jonë e dashurisë nisi në moshën 14-vjeçare
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ishte e ftuar Ilaria Paoli fotografia Italiane e cila prej 7 vitesh jeton në Shqipëri.

Ajo rrëfeu historinë e bukur të dashurisë me djalin shqiptar, dashuri e cila e bëri të linte vendin e saj dhe familjen për të jetuar këtu.

“Unë jam njohur me bashkëshortin tim në Itali në moshën 14-vjeçare, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Ai më propozi më pas kemi dal bashkë, jemi njohur dhe më pas jemi fejuar” rrëfeu ajo.

“Unë jam njohur me bashkëshortin tim në Itali në moshën 14-vjeçare, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Ai më propozi më pas kemi dal bashkë, jemi njohur dhe më pas jemi fejuar” rrëfeu ajo.

Ndërsa tregon se prindërit e saj e pritën shumë mirë lidhjen me djalin shqiptar Olsin si dhe shpërnguljen në Shqipëri.

“Në Itali është pak ndryshe nga ju këtu, është dicka shumë e rëndësishme por sikur e marrin pak më lehtë. Prindërit ishin të lumtur për mua sepse shihnin që edhe unë ashtu isha. I kemi bërë pak a shumë gjërat sic i bëni këtu, prindërit janë takuar. Ndejtëm dy vite në Itali dhe më pas erdhëm në Shqipëri.

Për të zhvendosja këtu nuk ka qenë aspak e vështirë, pasi e kishte udhëtuar edhe më parë drejt vendit tonë”

“Unë kisha ardhur më përpara për festat e vitit të Ri dhe kisha pasur mundësinë për të parë si ishte Shqipëria dhe më kishte pëlqyer shumë sidomos Tirana. Kur më thanë që kishin vendosur që të vinin përfundimisht në Shqipëri, më propozuan edhe mua që të vija këtu” tha ajo.

E pyetur për prindërit e bashkëshortit, ajo tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë, pasi Ilaria jeton me ta prej 7 vitesh.

“Unë mendoj që kemi raporte shumë të mira sepse kemi aq shumë vite që jemi bashkë dhe nuk kemi më dallime, jemi më shumë si shok, si prindërit e mi. Dhe atyre nuk i dukem si nuse por si vajza vet.

Tashmë, ajo ka arritur të mësoj edhe traditat shqiptare dhe thotë se për këtë ka ndikuar vjehrra, si dhe i pëlqen shumë gatimet tradicionale të vendit tonë.

“Duhet t’i repsektojmë njerëzit kur vijnë me kafe, me tabake, me këto gjërat. kurse për pjesën e gatimit, vjehrra ime bën gatime tradicionale dhe mi ka mësuar edhe mua. Përshembull gjërat që më pëlqejnë më shumë janë turli, fërgesa, grosha, byrek, tarator. Ka lloj-lloj gatimeh shqiptare që janë me të vërtet shumë të mira” tregon ajo.

Çifti e ka kurorëzuar dashurinë e tyre edhe me një dasëm tradicionale shqiptare me shumë të ftuar.

Ne bëmë dasëm tradicionale, një javë dasëm. Erdhën njerëzit e mi nga Italia, edhe atyre i ka pëlqyer shumë. Edhe gratë atje në Bërxullë kishin shumë qejf që të më shihnin nuse. Dhe ne ja plotësuam dëshirën.

Ilaria Paoli duket mjaft e lumtur me jetën në Shqipëri, e sidomos në fshat, pasi i pëlqen qetësia që i ofron natyra.

“Në fakt që kur kam qenë e vogël, më ka pëlqyer jetesa në fshat se në La Spezia ku jetoja është vendi I detit, por prap vendi ku jetoja është pak si periferi. Dhe ishte shumë qetësi, më pëlqen ideja e qetësisë dhe prap të njëjtën gjë e kam gjetur këtu në vendin ku jetoj. Më pëlqen shumë sidomos pjesa e natyrës, kafshët, ne kemi pula, pata, dele, qen mace dhe kjo gjëja më ka ndihmuar se unë i adhuroj kafshët” tha Ilaria ndër të tjera.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In