• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë e krijuan kelmendasit

13/06/2022
in Histori
A A
Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë e krijuan kelmendasit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fahri Xharra

Nuk po shkoj aq larg në kohë, se kudo të prekësh del shqiptari; na del shqiptari gjatë gjithë historisë njerëzore herë si i mirë e herë si njeri i keq. Por, nëse do i mblidhnim të gjitha veprat e shqiptarëve, si ato të mirat, ashtu edhe ato të këqijat e t’i futnim në një kompjuter “vigan” për analizim; ne sot do ta udhëhiqnim botën. Më mirë, jo!
Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë kelmendasit, Malin e Zi e bëmë ne me shqiptarët katolikë, myslimanë dhe ortodoksë.

Ne ishim boshti kurrizor i Perandorisë Osmane për 500 vjet. Turp apo krenari? Nuk e di si ta klasifikoj. Greqia, Mali i Zi dhe Serbia e konsiderojnë turp që shtetet e tyre u bënë nga shqiptarët; i fshehin faktet, i mohojnë formuesit, e shtrembërojnë historinë dhe e falsifikojnë atë, vetëm e vetëm t`i humbin gjurmët e krijuesit të shtetit të tyre.

A iu ka shkuar ndonjë herë ndër mend e të pyesni vetveten, historianin, hoxhën, priftin, popin, rabinin apo dreqin e mallkuar pse më së voni u krijua Shqipëria? Pse u deshën të huajt të marrin qëndrim për ruajtjen e 28 000 km 2? Pse jo më shumë?
Por, sidoqoftë sot e vazhdojmë me shkrimin, me një “fshehtësi” serbe të ruajtur si Top Secret. E pse të fshehin që shqiptarët ishin ata që e krijuan shtetin e parë serb?
Në vitet e krimeve serbe të Luftës së Parë Botërore (1914) një serb me ndjenja të njeriut, Dimitrije Tucoviq thoshte: “Mos me popullin që na mësoi të bëjmë shtet dhe na mësoi shkrim lexim”.

Sot pra, do të flasim për kelmendasit e Gjin Marash Kelmendit, nipi i të cilit Gjergji e bëri shtetin serb. Pse turqit e quanin Gjergji i Zi (Karagjorgje)?
Një libër me plot fakte bindëse, me burime te pamohueshme arkivore, një libër që kishte për të qenë nder sikur ta bënin shqiptarët. Por, nejse!

Duke e lexuar librin “Milorad Bošnjak – Slobodan Jakovljević: KARAĐORĐEVIĆI – skrivena istorija” (Karagjorgjeviqët – Histori e fshehur) lexon aq shumë burime arkivore dhe sikur ato të merreshin në dorë nga institutet shqiptare për studim, jo vetëm që do të pohonin atë që e kanë shkruar autorët e librit në fjalë, por do të jepnin edhe një grusht të rëndë manipulimeve serbe me të vërtetën tonë, por edhe më shumë do të zbardhej e vërteta e vërtetë për shqiptarët nga vetë arkivat serbe. Mjerim, mjerim për qasjen tonë ndaj vetvetes.

Në këtë libër dokumentohet që Karagjorjeviqët janë me prejardhje nga fisi katolik i kelmendasve.
Gjyshi nga babai i Karagjergjit quhej Gjin Marash Kelmendi, dhe se Karagjorgjeviqët deri në vitin 1889 e festonin Shën Klimentin e Romës dhe vetëm pas këtij viti ata kalojnë në festimet ortodokse.

Konti francez Meriazh në vitet 1810, 1811 në mesazhet e tij raportonte që Kargjorgjeviqët ishin kelmendas shqiptarë. Duhet cekur që Mbretëria e Kargjorgjeviqëve deri në Luftën e Dytë Botërore e pohonte prejardhjen kelmendase. Stema e tyre ishte me shqiponjën e zezë, e zakonshme për fisnikët shqiptarë.

Libri është i ndarë në tre kapituj: “E vërteta e prejardhjes së Karagjorgjeviqëve”, “Dinastia e di (e dinte) rrënjën e saj”, “Karagjorgjeviqët dhe shoqëritë sekrete”.
Në mënyrë të dokumentuar jepen të dhënat origjinale për fisin e kelmendëve (faqe 9); pastaj citohet Arkivi Shtetëror i Kroacisë për shënimet e tregtarëve në Trieste (Itali), dokumente që ruhen në arkivin e Kishës pravosllave (serbo-ortodokse) në Trieste, ku shkruhet drejt për “vëllazërinë-fisin e Kelmendëve”.

Në fondin arkivor AS- ZAL-1/107, ruhet dokumenti “Jugosllovenska poshta” nr. 3535 e datës 07.01.1940 “Klimenti i njihovi oseçaji” (Kelmedasit dhe si e ndienin ata veten) të autorit Ibrahim Lutfiq.

Fakte, fakte… sikur të citoheshin të gjitha, do t’i humbet karakteri i këtij shkrimi publicistik. Por, shqiptarët duhet të hapin sytë.
Autorët e librit më tej shtojnë: “…duke gjurmuar e kërkuar fakte më bindës për paraardhësit e Kargjorgjeviqëve arritëm në përfundim që çelsi i hulumtimeve është Andrija Luburiq të publikuar në veprat e tij. Pjesët e papublikuara të hulumtimeve të Luburiqit ruhen fondin arkivor me vlerë të mashe ZAL, Arkivi i Serbisë në Beograd. Ato ruhen me xhelozi dhe për publikun janë të panjohura. Ja një faqe nga libri i Lubiriqit:

Autorët e librit e cekin edhe këtë dokument, ku thuhet që në kryengritjen e përbashkët të fiseve Kuçi, Kelmendi, “Vasojeviqët”, “Bratonozhiqët”, “Biberajt” dhe të tjerë në vitin 1737 u ngritën edhe myslimanët (shqiptarët mysliman fxh), të cilëve iu erdhi në ndihmë edhe ushtria austro-hungareze.
Dhe kështu, ky libër duhet patjetër të përkthehet në shqip dhe të shihen të gjitha makinacionet serbe në fshehjen e një të vërtete të madhe që Serbinë si shtet e krijuan shqiptarët, saktësisht kelmendasit./27.al/

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In