• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Berisha i “Zogut të Zi” dhe Gruevski i “Kosmos”… Keqardhjen për mosndëshkimin mbajeni për vete, ne na ktheni paratë!

21/05/2022
in Blog, Kryesore, Speciale
A A
Berisha i “Zogut të Zi” dhe Gruevski i “Kosmos”… Keqardhjen për mosndëshkimin mbajeni për vete, ne na ktheni paratë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Maqedonia e Veriu nuk ka as SPAK e as BKH… as Kraja, por ka gjykata dhe struktura të vërteta antikrim dhe antikorrupsion. Megjithëse i dënuar me më shumë se 10 vite burg për shpërdorim detyre për rastin “Tanku”, “Dhuna në Qendër” dhe pastrim të parave për rastin “Parcelat në Vodno”, që u pasua me sekuestrimin e disa pronave që kapin shifrat 3 milion euro, drejtësia Maqedonse nuk e ka kursyer ish-kryeministrin Nikolla Gruvskin pa i’a numëruar të gjitha akuzat.

Ditën e djeshme, Gruevski u dënua me 9 vite burg pasi u provua se dha urdhrin e shkatërrimit të kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, sepse ky i fundit kishte ndërprerë koalicionin me partinë e drejtuar nga ish-kryeministri, pra VMRO-DPMNE. Bashkë me Gruevksin u dënua dhe ish-ministri i Transporteve, Mile Janakieski, me 3 vite heqje lirie, pasi trupi gjykues e ka vlerësuar këtë si vepër e kryer për “hakmarrje politike”.

Edi Rama në pozitat e kryetarit të Bashkisë Tiranë, nëse nuk e ka harruar datën 5 korrik të vitit 2006, se ne që e kemi paguar nuk e harrojmë dot… ditën e prishjes së mbikalimit tek Zogu i Zi, pati deklaruar, premtuar, zotuar se: “…të gjithë ndërtuesit pjesëmarrës në aksionin antikushtetues do të pendohen për bashkëpunimin e tyre me qeverinë”, duke iu referuar kryesisht ndihmës në mjete që u ishin ofruar autoriteteve.

Padyshim, që personazhet kryesorë të cilët do të duhet të mbanin përgjegjësi për këtë vandalizëm, ishin urdhëruesi, kryeministri asaj kohe Sali Berisha dhe “ekzekutori”, ministri i Transporteve Lulzim Basha, që udhëhoqi prishjen e strukturave të mbikalimit i ndihmuar nga bandat e zagarëve që morën pjesë në atë akt terrorist, për hakmarrje politike ndaj kryebashkiakut Edi Rama. E kjo histori më kujtohet sa herë shoh një pushtetarë të një shteti fqinj, që dënohet për të njëjtat krime të bëra nga falangat e pushtetvjedhjes kolektive.

E nëse Edi Rama ka harruar, se është shumë i zënë duke u marrë me punët e shtetit nuk duhet ta lejoi Arben Kraja të harroi duhet … t’i a kujtoj se të harrosh dhe arkivosh krimet e së kaluarës, është një tjetër krim i rëndë dhe një arsye e fortë pse drejtësia nuk ka ndryshuar por ka mbetur ende në duart e kriminelëve të veshur me mburojë politike. Kjo u vlen hjeksave dhe ekzekutorit, sepse edhe akuzatorët e dikurshëm janë njësoj fajtorë… duke mos bërë dejtësi.

Megjithëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, se veprimet e kryera nga “Gruevski” shqiptar Sali Berisha dhe ministri i Transportit Luli Basha janë në shkelje të Kushtetutës, pra veprimet e tyre janë një krim flagrant, askush nuk ka lëvizur bythën të hetoi dhe të vërë para përgjegjësisë autorët, për tu kthyer shqiptarëve 5 milion eurot e kthyera në inerte, sikur të ishin paratë e askushit.

Por më e turpshme është indiferenca e Edi Ramës, që tha krejt tjetër gjë kur “shkatërruesit po punonin”, e prej 10 vitesh në pushtet nuk ndërmori asnjë veprim ligjor për të çuar para ligjit të gjithë bandën e gremisësve me Sali Berishën në krye, për të kryer këtë vepër antikushtetuese, duke i bërë një dëmë miliona euro qytetarëve të Tiranës.

Ndaj le të merret Beni me kompleksin Partizani, kur t’i dali gjumi… apo kur t’i vijë radha, por ama dikush duhet t’i a kujtoi Krajës se krimi nuk ka fytyrë… i vjetër apo i ri, i sotmi apo i djeshmi, aq më tepër kur ky krim është ceritifikuar si i tillë nga kupola e drejtësisë, Gjykata Kushtetuese.

Një kujtesë për “akuzatorët pa zë”: Kur dilni të ulërisni, të paktën bëjeni me letra në dorë, me vendimin e padiskutueshëm të asaj gjykate, sepse ndryshe fjalët i merr era dhe përfundimisht jeni… të pabesueshëm! Keqardhjen për mos ndëshkimin mbajeni për vete, ne na ktheni paratë zotëri të drejtësisë dhe “pab*thrisë”./Ekskluzive.al

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In