• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Sondazhi: Shumica në SHBA i frikësohen dezinformatave të luftës në Ukrainë

28/04/2022
in Bota
A A
Sondazhi: Shumica në SHBA i frikësohen dezinformatave të luftës në Ukrainë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica e amerikanëve thonë se keqinformimi rreth sulmit rus ndaj Ukrainës është një problem i madh dhe fajësojnë kryesisht qeverinë ruse për përhapjen e këtyre gënjeshtrave.

Një sondazh i ri nga agjencia Associated Press dhe Qendra NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike, tregon se 61% e njerëzve në Shtetet e Bashkuara thonë se përhapja e dezinformatave rreth luftës është një problem madhor, me vetëm 7% që thonë se nuk është problem.

Postimet mashtruese në mediat sociale, fotot apo videot e rreme dhe titujt propagandistikë, u përhapën në faqet e internetit, nga TikToku dhe Facebooku, sapo filloi sulmi rus ndaj Ukrainës në shkurt. Javët e fundit, mediat shtetërore ruse dhe llogaritë e mediave sociale, kanë funksionuar në sinkron për të nxitur postimet në Twitter, njoftimet televizive dhe postimet që pretendojnë se fotot e ndërtesave dhe trupave të bombarduara në të gjithë Ukrainën, janë inskenuar ose falsifikuar. Edhe përdoruesit e përditshëm të mediave sociale, kanë rënë viktimë e gënjeshtrave, duke shpërndarë, ose pëlqyer aksidentalisht postime dhe imazhe, që rezultojnë të pasakta.

Rreth tre të katërtat e publikut amerikan fajësojnë qeverinë ruse për përhapjen e dezinformatave rreth luftës, ndërsa shumë fajësojnë gjithashtu përdoruesit e mediave sociale, kompanitë e teknologjisë dhe mediat e lajmeve. Shumë më pak fajësojnë qeveritë e Ukrainës ose të SHBA-së.

Gënjeshtrat e Rusisë për luftën po ndiqen nga miliona njerëz në mediat sociale dhe në raportet e mediave shtetërore. Në fillim të këtij muaji, për shembull, një seri njoftimesh të mediave të Kremlinit, faqeve në Facebook, llogarive në Twitter dhe kanaleve në Telegram u përpoqën të përgënjeshtronin fotografitë dhe imazhet satelitore të kufomave të lëna nga ushtarët rusë në rrugët e qytetit Buça, Ukrainë, duke i quajtur imazhet një “mashtrim”.

“Rusia ka qasje të gjerë,” thotë Darren Linvill, një profesor i Universitetit Clemson që studion dezinformimin. “Ata kanë shumë media të ndryshme që përdorin – që nga media shtetërore, në rusisht, anglisht dhe veçanërisht spanjisht”.

Sondazhi tregon se shumica e banorëve në SHBA, rreth 57%, thonë se mendojnë se presidenti rus Vladimir Putin i ka udhëzuar trupat ruse të kryejnë krime lufte, ndërsa 6% thonë se mendojnë se ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. 36% e të anketuarëve thonë se nuk kanë informacion të mjaftueshëm për këtë çështje.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, agjencia AP dhe programi “Frontline” i kanalit e PBS kanë verifikuar prova të 178 krimeve të mundshme të luftës.

Sondazhi tregon se rreth 6 në 10 amerikanë thonë se përdoruesit e mediave sociale kanë përgjegjësi të konsiderueshme për përhapjen e dezinformatave rreth sulmit rus në Ukrainë. Përafërsisht gjysma gjithashtu fajësojnë kompanitë e mediave sociale dhe mediat e lajmeve.

Pensionistja 58 vjeçare Kellie Carroll, e cila jeton në qytetin Fresnos në Kaliforni, thotë se ndonjëherë është e irrituar nga përdoruesit e mediave sociale, që ndajnë postime rreth luftës Rusi-Ukrainë, por nuk citojnë burimin e informacionit të tyre.

“Unë nuk dua opinione, dua vetëm fakte,” thotë ajo.

Gjysma e amerikanëve fajësojnë gjithashtu qeverinë kineze, e cila ka refuzuar të dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë, për përhapjen e dezinformatave rreth luftës.

Sipas një raporti të ri nga NewsGuard, një firmë teknologjike që monitoron dezinformatat, mediat shtetërore kineze kanë bërë të paktën 74 postime në gjuhën angleze në Facebook, duke iu referuar një teorie konspirative se Shtetet e Bashkuara po drejtojnë laboratorë të fshehtë të luftës biologjike në Ukrainë, që kanë lëshuar qëllimisht viruse vdekjeprurëse.

Roger Beaulieu, një njujorkez 66-vjeçar, thotë se qeveria ruse është përgjegjëse për shumicën e dezinformatave rreth luftës. Por ai është i habitur kur lexon në gazetën New York Times, ose shikon në kanalet MSNBC, ose CNN, atë që ai e përshkruan, si keqinformim, që vjen nga disa ligjvënës republikanë për luftën.

Shumica e demokratëve dhe republikanëve thonë, se Rusia mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për përhapjen e dezinformatave dhe 70% e demokratëve së bashku me 55% të republikanëve, thonë se Putini ka udhëzuar trupat ruse të kryejnë krime lufte. Rreth një e katërta e demokratëve dhe afërsisht një e treta e republikanëve thonë se nuk kanë informacion për këtë.

Por republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët të thonë se kompanitë e mediave sociale (63% kundër 50%), mediat e lajmeve (61% kundrejt 38%) dhe politikanët në SHBA (52% kundër 38%) gjithashtu mbajnë një sasi të konsiderueshme të. fajësisë për dezinformatat rreth luftës.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In