• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sali Berisha pranon publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Blinken: Gjyqtari i Parisit nuk gjykon dot persona jashtë Francës

23/04/2022
in Aktualitet
A A
Sali Berisha pranon publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Blinken: Gjyqtari i Parisit nuk gjykon dot persona jashtë Francës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

sh-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht mashtrimin me gjyqin ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Edhe pse gjatë këtyre muajve pasi u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar dhe madje është shfaqur optimist se ka paditur Sekretarit Blinken në një gjykatë në Parisë në Francë.

Por duket se e gjitha kjo ka qenë një propagandë, pasi gjyqi ndaj Blinken nuk është regjistruar kurrë në shtetin francez, siç pretendon Berisha.

Kjo gjë është pranuar dhe pohuar edhe nga vetë Berisha, i cili i pyetur në një intervistë televizive, se si po shkon gjyqi në Francë ndaj Blinken, u shpreh se dy faktorë janë kundër duke përmendura faktin që asnjë nuk është shtetas francez, dhe së dyti që Sekretari i Shtetit ka imunitet duke pranuar kështu se gjyqi ka dështuar.

“Avokati po merret me të, do të më njoftojë. Nuk merrem unë fare, ai ka bërë padinë. Dy faktorë janë kundër dhe janë shumë të fortë: Fakti që asnjë nuk është shtetas francez, dhe së dyti që Sekretari i Shtetit ka imunitet. Tani të them çfarë ka në favorin tim.

Në favorin tim është një ligj ndërkombëtar i pashkruar: shpifja dënohet aty ku del. Si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar, ndaj imuniteti mund të jetë ose mund të mos jetë. Unë nuk kam paditur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi gjykata është shumë e kushtueshme”, tha ai.

Ndër të tjera, Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë shumën që ka paguar për avokatin francez, i cili ka ngritur padinë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sali Berisha ka bërë të ditur se ka paguar një shumë rreth 7 mijë e 200 euro, e cila sipas tij është më e lira që mund të paguante ndaj çdo avokati në Shqipëri.

“A ta them, e them për herë të parë, avokati më ka kushtuar vetëm 7 mijë e 200 euro. a 7 mijë e 100 a 7 mijë e 200, nuk jam i sigurt, por pak a shumë, kjo është vlera. Më lirë se çdo avokat që do të gjeja në Shqipëri”, deklaroi ai.

Berisha flet për shpalljen “non grata”

Ndërkohë, Saliu akuzon amerikanët se i kanë shkelmuar dinjitetin dhe që është nuk e pranon diçka të tillë. Ai madje theksoi se u shpall “non grata” nga Amerika, vetëm e vetëm se është shprehur kundër Xhorxh Sorosit, për të cilin shprehet se i ka shkaktuar shumë dëm demokracisë shqiptare.

“Kam refuzuar çdo lobim. Mund të kontraktoja kompani lobimi, kam patur ofertat nga më bindëse dhe nuk e kam bërë. Ajo kërkon negocim, unë negocim nuk mund të bëj, sepse kjo do të thotë që hajde ti dhe shpif për mua dhe hajde negocio për mua që të heq shpifjen.

Kam patur oferta nga më të sigurta dhe nuk kam për të barë. Nëse kërkojnë të folur mirë, të falur nuk kërkojnë se nuk i lejon arroganca. Më kanë shkelmuar dinjitetin dhe nuk jam dakord për negociata. Unë në atë regjim kam qenë i privilegjuar. Edhe në rrafshin shoqërore dhe atë shkencor. Unë kam patur fat të publiko në mbarë botën.

Pse unë vendosa ti kundërvihem atij regjimi, për asgjë tjetër vetë, për dinjitetin tim. Të dalësh dhe të akuzosh në këtë mënyrë pa pasur një fakt dhe asnjë dokument, unë kam pasur të vetëm akuzë në Evropë si tepër pro amerikan. Unë Soros e konsideroj si njeriun që i ka shkaktuar shumë dëme demokracisë në Shqipëri”, nënvizoi Berisha.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In